Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha - Ramës: Po bllokon integrimin e Shqipërisë
English

Berisha - Ramës: Po bllokon integrimin e Shqipërisë

Korçë, 9 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha ka akuzuar sot në mesditë opozitën se po dëmton integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë një vizite pune në qytetin e Korçës, kryeministri tha se opozita shqiptare po ndjek një taktikë bllokuese në emër të paktit të saj. “Kjo nuk është në të mirë të askujt. Kujtoj opozitën se dëri më tani nuk ka votuar asnjë ligj, sidomos nëse flasin për ato ligje që kërkojnë 84 vota e që janë pjesë e 12 rekomandimeve të BE-së për procesin e integrimit”, tha kreu i qeverisë në fjalën e tij. “Kjo praktikë nuk nderon askënd. Rama është i vetmi politikan në botë që kalon nga disfata në disfatë. Ne nuk mund t`i bëjmë ligjet si statuti i Partisë Socialiste” ka theksuar Berisha. Duke shprehur edhe njëherë gadishmërinë e mazhorancës për ndryshimet në reformën zgjedhore, kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për të arritur konsensusin politik. a.q/NOA

KOMENTE