Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E mërzitur nga martesa, modelja Kate në shfaqjen e Louis Vuitton (FOTO&VIDEO)
English

E mërzitur nga martesa, modelja Kate në shfaqjen e Louis Vuitton (FOTO&VIDEO)

Los Angeles, 9 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Kate Moss, po shihet kaq rrallë këto kohë nëpër pasarelat e modës, sa që shfaqja e saj për Louis Vuitton është një arritje e madhe dhe e suksesshme. Pra, urime për dezinjatorin Marc Jacobs, i cili arriti ta marrë modelen Kate Moss në prezantimin e veshjeve të tij, dy herë brenda një viti. Kur u pyet se si ia doli mbanë, që të mund të bënte pjesë në përurimin e koleksionit të tij të fundit, supermodelen Kate, ai u përgjigj me mos përfillje: “E pra, ju e dini se Kate është një mikeshë shumë e dashur për mua. Ajo më pyeti nëse mund të bëhej pjesë e koleksionit tim të fundit, dhe unë thashë përse jo?” Mos vallë, Kate Moss është mërzitur nga jeta martesore dhe është në kërkim të punës? Sido që të jetë, ne jemi të lumtur për praninë e saj. Herën e fundit që Kate Moss u ngjit në pasarelë, për Louis Vuitton, mbante veshur një veshje prej lëkure, si edhe ndezi një cigare në pistë. Por, duket se jeta martesore ka mundësuar një efekt qetësues për të. Supermodelja 37 vjeçare, e cila u martua me rokerin, Jamie Hince në muajin Korrik, mbylli koleksionin pranverë / verë, e veshur me një fustan të bardhë, duke ngjarë në një farë mënyre me një nuse shumë moderne dhe të veçantë.

Krijimi, i mundësuar nga projektuesi i Louis Vuitton, Marc Jacobs paraqiti forma, modele dhe ngjyra tepër femërore. Disa detaje, tepër interesante, si çadra e bardhë kanë ardhur si frymëzim i viteve ’60. Detajet e përsosura, të kushtuara me shumë vëmendje dhe shumë përkujdesje, bënë të mundur që ky show i cili gjendet në videon më poshtë, të ishte më mbresëlënësi nga të gjithë organizimet e tjera.

a.k/NOA

305
KOMENTE