Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Integrimi, Fisher: Mungesa e kulturës politike po ndëshkon Shqipërinë
English

Integrimi, Fisher: Mungesa e kulturës politike po ndëshkon Shqipërinë

E dielë, 9 tetor 2011, NOA - Historiani i njohur dhe studiuesi i çështjeve shqiptare, Bernd Fisher, mendon se raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk do të jetë pozitiv. Fisher thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se populli po vuan nga një bllokim thuajse i plotë qe ka shkaktuar politika, dhe se shumica e problemeve vjen prej mungesës së kulturës politike.

Zoti Fisher! Është e vështirë për një historian të komentojë ngjarje aktuale, por ju jeni po ashtu edhe analist i njohur i çështjeve shqiptare. Cili është komenti juaj lidhur me moskuptimet e fundit midis politikanëve shqiptarë për marrëdhëniet me Bashkimin Europian? Po. Është një situatë shumë e mjerë. Ka qenë dukshëm një bllokim pothuajse i plotë qysh nga viti 2009. Mendoj se populli shqiptar po vuan si rezultat i kësaj. Këtë muaj e deri në dhjetor pritet që Bashkimi Europian edhe një herë tjetër të lërë mënjanë kërkesën e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim. Mendoj se arsyeja kryesore ku do të mbështetet ky vendim është bllokimi politik, i cili ka penguar Shqipërinë në plotësimin e detyrimeve për reforma domethënëse. Ky nuk është një zhvillim i mirë për popullin shqiptar. Mendoj se në shumë drejtime populli shqiptar ka ecur në demokraci shumë më përpara se sa politikanët e vet. Pra, ju jeni pesimist lidhur me raportin që do të dalë javën tjetër për kandidimin e Shqipërisë në BE, apo jo? Nuk jam optimist. Mund të jem i gabuar, por kam lexuar që edhe ky raport mendohet se do të jetë pakashumë si të tjerët; edhe ky raport kryesisht do të argumentojë që Shqipëria ka bërë progres, por se ky progres nuk është i mjaftueshëm për ta konsideruar si një vend kandidat. Zakonisht njerëzit pyesin; kush e ka fajin, kush bëri që të dështojnë deri tani këto përpjekje për integrim më të shpejtë të shqipërisë në bashkimin europian? Mendoj se ka shumë njerëz që janë përgjegjës rreth e rrotull për këtë në elitën politike. Nuk ekziston ende një kulturë politike që të pranojë konceptin e kompromisit. Për fat të keq, duket sikur është një situatë nga ato që quhen “Ose gjithçka ose asgjë” nga të gjitha palët. Por mendoj se ndoshta një pjesë më e madhe përgjegjësie i përket qeverisë. Qeveria është përgjegjëse për vendimet shtetërore. Opozita mundet më lehtësisht që të rrëshqasë, mundet të frenojë apo të ngadalësojë. Por kur vjen puna për vendime parimore shtetërore është qeveria ajo që ka forcën për të marrë këto vendime, jo opozita. Përsëri them se ka shumë përgjegjësi të shpërndara rretherrotull në të gjithë klasën politike të Shqipërisë në përgjithësi. BE i ka ngarkuar Shqipërisë një listë me 12 detyra përpara se të marrë statusin e kandidatit. Ndërkohë edhe opozita socialiste i ka drejtuar qeverisë një dokument me 10 pika po për të njëjtin qëllim. Cili ëshë mendimi juaj për këto? Di se ka një program me 10 pika. Nuk kam patur rast që t’i shoh ato me shumë kujdes. Mendoj që nëse kryeministri Brisha ka dëshirën për t’i diskutuar ndonjë nga pikat, kjo do të ishte një vlerësim për opozitën. Mendoj se ndoshta do të ishte më e dobishme që të nxitej një debat i hapur duke u nisur nga disa pika të listës. Por është më se e nevojshme që një diskutim të nisë, sepse e ardhmja e Shqipërisë varet qartësisht nga bashkëpunimi politik. Mendoj se pa këtë nuk do të ndryshojë asgjë. Nëse dy partitë politike nuk fillojnë të flasin me njëra-tjetrën, atëherë duke nisur nga vitit tjetër, duhet parë mirë se ku jemi. Mendoni se ky ngërç politik ka ardhur thjesht nga zgjedhjet e 2009, apo ka një burim më të thellë kjo situatë dhe këto probleme? Mendoj se zgjedhjet nuk e ndihmuan këtë situatë, por problemi qëndron më thellë. Sipas pikëpamjes time, çdo gjë nga një listë e gjatë temash varet tek mungesa e kulturës politike. Është shumë dekurajuese nocioni që ekziston mbi bashkëpunimin. Kultura politike ndikon mjaft në natyrën e partive politike shqiptare. Ato nuk bëjnë marrëveshje për demokracinë brenda vetë radhëve të partive, dhe as mes partive të tjera. Por nëse nuk ka demokraci tek partitë politike, Shqipëria do ta ketë të vështirë që të zhvillojë një demokraci funksionale në shtetin e vet. A keni ndonjë koment lidhur me komunikimet e ashpra, me gjuhën e ahspër që përdorin politikanët shqiptarë në fjalimet e tyre, apo për vështirësinë për të zhvilluar takime midis tyre? Tradita shkon deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq, gjenden ende disa trashëgimtarë të politikave negative nga periudha komuniste. Kjo është e kuptueshme në sensing që Shqipëria nuk ka përvojë të mjaftueshme me demokracinë. Qeverisja e shkurtër e Fan Nolit në 1924 nuk është aspak e mjaftueshme për ta shfrytëzuar si një fond tradite të kulturës politike. Shqipëria është në procesin e zhvillimit të kulturës politike dhe në të njëjtën kohë i duhet që të zhvillojë sistemin politik demokratik. Nga një anë, është e kuptueshme, se përse kjo shkoi kaq gjatë, por mendoj se tani pas 20 vjetësh është zgjatur mjaft. Nuk ka më arësye që të përdoret komunizmi si një justifikim ose si një shpjegim për mungesën e dialogut mes politikanëve kryesorë në këtë vend. Ju keni lexuar dhe shkruar shumë mbi historinë e Shqipërisë dhe udhëheqësit e saj. A keni ndonjë shpjegim tjetër për faktin që edhe sot në vitin 2011 udhëheqësit kryesorë e kanë të vështirë që të shtrëngojnë duart dhe të ulen së bashku për të biseduar tema të të ardhmes së vendit? Një nga arësyet është se diskutimi përdoret nga partitë politike si të thuash me zë të ulët, dhe mënjanë. Një hap i parë mund të jetë që udhëheqësit shqiptarë të ndalojnë së thirruri emrat e njëri-tjetrit. Kjo mund të nisë rindërtimin e një imazhi për kundërshtarin me të cilin duhet të bisedosh. Është një situatë e komplikuar aktualisht, kështu që hapi i parë mund të jetë një bisedim më i kulturuar midis partive politike. Udhëheësit mund të jenë po aq të fortë edhe me fytyrë të qeshur edhe me portret të zymtë. Shpresoj ta vizioj Shqipërinë shumë shpejt dhe gjithmonë kënaqem sa herë vij këtu. Unë shoh shumë gjëra pozitive për të ardhmen e Shqipërisë. Jam plot shpresë se këto hapa pozitive do të hidhen më shpejt. Vështrimi im i përgjithshëm mbi Shqipërinë është shumë pozitiv. Përparimi mendoj se mund të lehtësohet dhe mund të shpejtohet me më shumë bashkëpunim midis grupimeve politike.

Marrë nga “Zëri i Amerikës”

KOMENTE