Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 9 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 9 tetor 2011

Tiranë, 9 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 9 tetor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Zbulohet pakti PD-PS për imunitetin”. Argumente të tjerë: “Bode: Dy fqinjët në recesion dhe borxhe. Pasojat në Shqipëri”; “Goditi nënën, babai vret me sëpatë të birin”; “Policia rrugore fjalor të ulët me shoferët. Dhjetëra qytetarë ankohen në zyrat e SHKB-së”; “Mazhoranca nis debatin për presidentin”; “Ilir Meta ngushëllon në shtëpinë e Ramiz Alisë”; “A mund të ketë shtet të së drejtës pa drejtësi nga Gjergji Sinani”; “Edi Rama i shkruan Withers: S’mund të shkojmë përpara pa ikur nga të këqijat zinxhir”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: Sot ceremonia. Familja e Ramiz Alisë: Një turp heshtja e PS”. “Zgjedhjet. Komisioni i Venecias seancë për Shqipërinë në 13 tetor”; “Nga Edmond Tupja: Cenet e një censusi”; “Provimi i shtetit, gati dosjet e 700 kandidatëve”; “Helmimi i lopëve të Baldushkut në 1975, flet mjelësja: Mashtrimi me zhivën e termometrit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Kompleksi antiamerikan, Edi Rama letër z. Withers”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Malaj: Kongresi po manipulohet”; “Varrimi. Ceremoni zyrtare ish-presidentit Ramiz Alia”; “Agim Poshka: më pëlqen të shpreh çdo gjë që më shqetëson”; “Aksidentohet aktorët Hervin Çuli dhe Eralda Çaushaj”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Ekskluzive. Intervista që Ramiz Alia la amanet t’i botohej pas vdekjes. Pjesa e dytë”. Tituj të tjerë: “Rrëfimi shokues në prani të nënës: Jam përdhunuar nga mësuesi im, Leonard Bombaj”; “Letër e hapur. Edi Rama, letër ish-ambasadorit Withers”; “Roli i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës”; “Intervistë. Arben Çuko: Masakra me gradat në ushtri”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Toçi kundër Blushit. Vera e keqe s’pihet me gotë kristali”. Argumente të tjerë të ditës: “Mungojnë PD-PS, Ilir Meta homazh në shtëpinë e Ramiz Alisë”; “Kabllogramet, Edi Rama i shkruan Withersit: I dashur mik”; “Migjeni e humbi virgjërinë me një prostitutë në Athinë”; “Gruan e gjeta të larë në gjak, ja pse e vrava djalin me sëpatë”; “Shtyhet shfaqja. Aksidenti, lëndohet regjisori Hervin Çuli”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE