Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transportonin drogë, goditet banda e trafikantëve
English

Transportonin drogë, goditet banda e trafikantëve

Vlorë, 9 tetor 2011, NOA – Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 33 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe një femër. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se, pas një pune hetimore 1 mujore, ku janë përdorur metodat speciale të hetimit të krimit, është finalizuar me sukses Operacioni i Koduar “MËNGJESI”, ku si rezultat i të cilit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: Selman Qëndor Bitaj, vjeç 33, lindur dhe banues në lagjen “24 Maji” Vlorë: Ardian Laver Braka, vjeç 41, lindur dhe banues në lagjen “24 maji” Vlorë: Agim Dino Shoraj, vjeç 55, lindur dhe banues në lagjen “24 Maji Vlorë: Salushe Enver Hoxha, vjeç 25, lindur në Librazhd dhe banuese në lagjen “Pavarësia” Vlorë Musa Bedin Bedinaj, vjeç 39, lindur dhe banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë. Mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Drashovicës” ata janë kapur duke transportuar një sasi prej 33.5 kg lëndë të ngjashme me atë të llojit “Canabis sattiva”. Këta shtetas ishin duke transportuar lëndën nga komuna Kotë në drejtim të qytetit Vlorës, e cila më pas do të shitej në sasi të vogla në qytet. Në cilësinë e provë materiale janë kapur dhe sekuestruar: 33.5 kg lëndë e narkotike si ajo e llojit “Cannabis sativa”; një shumë të hollash prej 4800 euro dhe 1 milion e 920 mijë lekë; 8 aparate celularë, si dhe 3 automjete të cilat po përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike në momentin e kapjes nga Polica. a.q/NOA

KOMENTE