Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Nuk do të rritet mosha për daljen në pension
English

Ksera: Nuk do të rritet mosha për daljen në pension

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë. Garancia për këtë ka ardhur nga ministri i punës Spiro Ksera, i cili tha se nuk do ketë rritje të moshës për daljen në pension, por sipas tij mosha do të indeksohet në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore. Pasi ka raportuar në komisionin e çështjeve sociale, për sa i përket politikave të ndjekura nga ministria e punës për trajtimin e moshës së tretë, Spiro Ksera sqaroi për mediat se aktualisht po punohet një draft ligj nga ministria dhe grupet e interesit i cili më pas do të dërgohet në qeveri për tu miratuar. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe organiziatave jofitimiprurëse që përfaqësojnë moshën e tretë kanë kërkuar nga ministria e punës që strategjia e hartuar nga kjo ministri të përfshijë gjithë problematikën me të cilën hasin të moshuarit, dhe që lidhet me kushtet e jetesës, me trajtimin spitalor, me trajtim në qendrat ditore dhe në qendrat afatgjata Duke u ndalur në pritshmërinë globale, sipas të cilit gjatë këtij muaji (tetor 2011) popullsia e botës do të mbërrijë në 7 miliard, Ministri Ksera theksoi se, qoftë në kontekstin evropian të plakjes së popullsisë edhe në realitetin shqiptar fenomene të tilla si rritja e jetëgjatësisë së popullsisë dhe ulja e lindshmërisë paraqesin sfida të konsiderueshme ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore që kërkojnë veprim të përbashkët politik për afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. “Në Shqipëri mosha e tretë zë rreth 8-9% të popullsisë, vuri në dukje Ministri i Punës, ndërkohë që në vende të tjera kjo shifër arrin mbi 20% dhe, sipas studimeve dhe prognozave demografike, pas 15 vjetësh, popullsia e moshuar do të zerë 33% të popullsisë në vendet europiane”, tha ai. a.q/NOA

KOMENTE