Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 10 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 10 tetor 2011

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 10 tetor 2011.

Gazeta “Panorama”, ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Flet i biri i Ramiz Alisë: Babai të kujtohet në histori për tolerancën”, i cili pasqyron intervistën e djalit të ish-Presidentit Alia, Arben Alia. Disa tituj të tjerë janë; “Ruçi e Dokle thyejnë heshtjen e PS, Nano: Respekt për kontributin e personaliteteve të luftës”, “Hetimet për 21 janarin, serveri i Kryeministrisë në SHBA”, “Berisha: PS të çojë paktin me 10 pika në OSBE”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Përcillet Ramiz Alia”, i cili pasqyron ceremonialin e zhvilluar dje dhe deklaratat e politikanëve. Disa tituj të tjerë janë; “Klosi: Kryeministri ka frikë nga SHISH”, “Energjia, uji, telefonat; si të kursejmë faturat mujore”, “Nxënësja e Bombajt: Si më detyruan të xhiroj videon e shfajësimit”.

Titujt e parë të gazetës “Koha Jonë”, e cila sot vjen me një faqosje të re janë; “Berisha, Edi Ramës: Pas disfatës vjen dorëheqja”, i cili u referohet deklaratave të bëra dje nga kreu i qeverisë. Disa tituj të tjerë janë; “Nano-Meta-Dokle nderojnë Alinë, Rama e bojkoton”, “Facebook, politikanët me mani të re, rrëfehen online”. “Madhi: Duhet një reformë gjithëpërfshirëse”, “Problemet seksuale te mashkulli, flasin Dani dhe Tartari”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Tirana shkel standardin e NATO”, i cili flet për mos dhënien e kuotës së duhur për ushtrinë nga Buxheti i Shtetit. Disa tituj të tjerë janë; “Shkrirja e Azotikut”, hetim tenderit”, “Ramiz Alia, funeral shtetëror pa shtetarë”, “Haxhinasto: pse u “depolitizua” abetarja e Preshevës”, “Rebelohen gardistët, SMS kryeministrit”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Mehmet Elezi kundër librit të Ngjelës: Isha fëmijë në ’67, jo idhëtar i Enverit”, i cili flet për reagimin e ambasadorit shqiptar në Zvicër. Disa tituj të tjerë janë; “Homazhet e Alisë, përlotet Nano, Liri Lubonja e sheikë në ceremoni”, “Çuçka: Turqia po na shkel sovranitetin, gjuha shqipe si liqeni Artificial”, “Shpëtim Idrizi: Në qeveri duhet të hyjnë emra të rinj”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE