Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohen 4 laboratorë droge në Itali, arrestohen 9 shqiptarë
English

Zbulohen 4 laboratorë droge në Itali, arrestohen 9 shqiptarë

Firence, 10 tetor, NOA - Katër laboratorë të posaçëm, të ngritur enkas nga emigrantë shqiptarë për përgatitjen e drogës janë zbuluar nga forcat policore të Firences në Itali. Lajmi është dhënë nga mediat italiane, sipas të cilave, dy nga këta të ashtuquajtur laboratorë, janë gjetur në dy apartamente në qendër të Firences, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të vendosur në periferi.

Aksioni që çoi në zbulimin e tyre nga forcat e armatosura të policisë italiane, u shoqërua edhe me arrestimin e 9 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.

Mësohet se ata u përkasin tri organizatave të përfshira në kontrabandimin e kokainës nga Holanda për në Bolonja dhe Firence.

Apartamentet ishin dhënë me qira nga grupi shqiptar që vepronte në Firence, ndërsa droga këtu ndalonte e futur nga veriu i Evropës për në Toskana me kapacitete të mëdha përmes makinave. Dozat e ndara, shiteshin për blerësit përmes një rrjeti tregtarësh që negocionin. Mësohet gjithashtu se takimet midis anëtarëve të grupit, për të mos u zbuluar, realizoheshin përmes ndryshimeve të vazhdueshme të kartave të telefonit celular.

Bisedimet zhvilloheshin me kodin: "grua" – për “kokainë”, "e re" – për “cilësitë e mira të drogës”; "shërbim" - për çmimet.

Policia italiane ka konfirmuar gjithashtu një pjesë e të arrestuarve që kishin krijuar këto dy grupe kriminale, ka punuar në Firence, në Bolonja dhe Ferrara.

Organizatat në fakt, punonin në mënyrë të pavarur, por shpesh binin në kontakt me njëra-tjetrin për furnizimin e drogës.

Anëtarët e secilit grup ishin të lidhur nga farefisnira apo persona të origjinës së përbashkët dhe e mbulonin aktivitetin e tyre të vërtetë duke kryer punë si piktor, marangoz, shofer taksie.

Për të rindërtuar lëvizjet dhe marrëdhëniet e të tre grupeve kriminale janë bërë rreth 50.000 ndjekje.

n.e/NOA

KOMENTE