English

Barça mendon për Ruiz

Barcelonë, 11 tetor NOA - Në të përditshmet spanjolle sportive, gjatë këtyre ditëve, nuk është folur për gjë tjetër, përveçse merkatos së Barcelonës. Pas Thiago Silvës, për të cilin ditën e djeshme “Mundo Deportivo” kishe lëshuar disa shkrime, sot ka qenë radha e Ruiz. Me sa bëhet e ditur, ish-mbrojtësi i Napolit, sipas Sport, është një lojtar që pëlqehet së tepërmi nga Pep Guardiola. Krahas mbrojtësit të qendrës drejtuesit e Barçës janë duke vëzhguar me kujdes dhe situatën e Wojciech Szczesny, portierit të ri të Arsenalit, Ashley Cole, mbrojtësi i krahut tek Chelsea ose në alternativë Bale i Tottenham dhe natyrisht për sulmin vazhdon të qarkullojë emri i Neymar. r.b/NOA

KOMENTE