Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 12 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 12 tetor 2011

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin pot duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të gjithë zonën malore Lindore. Të njëjtat kushte meterologjike do të na shoqërojnë në mbrëmje por edhe gjatë natës. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2- 3 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor - veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.

Europa Nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Britani dhe Rusi ku në pjesën veriore të saj do të ketë dhe reshje dëbore. Po ashtu vranësirat dhe shirat do të përfshijnë Europën Qendrore edhe Vendet e Balltikut, si pasojë e fuqizimit të vranësirave në mesdite shirat do të bien në formë rrebeshi. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të mbetet një pjesë e Europës Juglindore por intensiteti i tyre do të jetë i ulët, gjatë natës problematike në këto vende do të paraqitet mjegulla e dendur. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Britania do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere - Gjermania do të mbetet me shira të dendur dhe mjegull - Rusia rrezikon shira të konsiderueshëm dhe dëbore të pakët a.y/NOA

KOMENTE