English

Pasqyra e shtypit, 11 tetor 2011

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 11 tetor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Opinioni negativ i BE, Shqipëria humb miliona euro”. Argumente të tjerë të gazetës: “Prokuroria: Zbardhet mekanizmi i vrasjes së Konomit”; “Del në shitje për skrap edhe termocentrali i Korçës”; “Berisha na Rrajcë: Punoni të krijoni të ardhura për familjen time”; “Shtesat e pallateve pa hipoteka flenë prej dy vitesh 20 dosje”; “Shtatë pikat e ambasadorit Arvizu”; “Opinion nga Mustafa Nano: Sa shumë gjëra ka lënë pa thënë Ramiz Alia”; “Çelet viti akademik, protestojnë studentët”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Ish-Kreu i PS. Nano kundër paktit të Ramës: Është truk”. Tituj të tjerë: “Pretenca e prokurorisë për bandën e Durrësit. Dokle, pesë tentativa për të vrarë Lul Berishën”; “Opinion nga Fatos Lubonja: Ndërkombëtarët dhe kriza morale e kastës”; “Guvernatori amerikan i Shqipërisë nga Alfred Cako”; “Dy presidentët takim në Turqi, Gyl: Shqipëria aleati ynë”; “Gjysma e së vërtetës nuk është kurrë e vërteta nga Amik Kasoruho”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Statusi i BE, kreu i PS shpërblehet për ngërçin”. Faqja e parë e gazetës vijon me titujt: “Nano: Pakti me dhjetë pika një truk opozitar”; “Nga Sali Berisha: Çmimi i pamerituar i vështirësive”; “Hoxha: Xhamia e re me plot funksione, nuk do të jetë obelisk”; “Boçi: Politika po futet në darë pazaresh”; “Cilësitë që shihen te femrat, këshillat e mjekes”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Defekt në avionin e Topit para nisjes në Turqi”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Intervistë me Igli Totozanin. Shifrat. Shqipëria në BE, sa dhe çfarë fitojmë”; “Babai dje në polici: Kemi marrë mesazhe. Ajci vajza e skandalit të Bombajt ndjehet e kërcënuar”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Topi, avari në avion. Presidenca: Probleme para nisjes në Turqi”. Argumente të tjerë: “Fatos Nano: 10 pikat e PS një truk jo nismë dialogu”; “Liri Lubonja: Unë në homazhe? Todi ia fali vuajtjet Ramiz Alisë”; “Opinion nga Ilir Dhima: Me paçavure për zemër”; “Vrasja e Sallakut, si më priti Denis Gina me automatik”; “Aplikimet për masterat, ja dokumentet që nevojiten”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE