Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Politika t’i kushtojë rëndësi biznesit
English

Topi: Politika t’i kushtojë rëndësi biznesit

Stamboll, 11 tetor 2011, NOA - Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Biznesit Turko-Shqiptar, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të përfaqësuesve të disa mediave turke. Mw poshtw, agjencia NOA po boton tw plotw pyetje – përgjigjet e medias turke dhe presidentit shqiptar, Bamir Topi gjatw vizitës sw tij nw Turqi, publikuar nw faqen zyrtare tw presidencës.

ATV: Ju folët dhe vlerësuat marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Shqipërisë. Ju e patë dhe në një plan më të gjerë për mundësinë e investimeve turke edhe në planin ballkanik. Po Shqipëria vet a ka bërë investime në planin ballkanik?

Presidenti Topi: Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale të mëdha natyrore. Unë besoj që investimi më i madh që ka bërë Shqipëria në Ballkan është roli i rëndësishëm moderator dhe konstruktiv në rajon. Ka një ndryshim të jashtëzakonshëm me vite përpara. Ballkani i mbushur me konflikte ndëretnike sot është në një situatë krejt tjetër. Kjo edhe falë politikës së Shqipërisë, por dhe falë shqiptarëve në rajon. Shqiptarët në rajon nuk janë pak, jetojnë në Shqipëri, jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe, një pjesë e rëndësishme e emigracionit të ri, në Greqi. Të gjithë së bashku i kanë kontribuar stabilitetit të marrëdhënieve dhe komunikimit midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për t’iu kthyer kontestit ekonomik, çdo vit Presidentët e Ballkanit takohen në vende të ndryshme, në vendet respektive dhe diskutojnë vetëm për marrëdhëniet e karakterit ekonomik. Pra, kanë gjithë suportin ekonomik të institucioneve, por kanë edhe nocionet ekonomike, që do të thotë zhvillim i infrastrukturës së komunikimit qoftë me rrugë, qoftë me telekomunikacion, vënia në mënyrë reciproke të të gjitha hapësirave aeroportuale, që janë në funksion të biznesit, por edhe të turizmit. Mund t’ju them që vetëm në bregdetin e Shqipërisë vjen në rritje numri i turistëve që vijnë nga vendet e Ballkanit. Kështu që, kur përmenda hapësirën ballkanike, e përmenda dhe në funksion të këtij argumenti që ju dhashë tani.

Të gjitha këto veprimtari ekonomike e investime në kuadrin ballkanik, si do të ndikojnë në ruajtjen dhe forcimin e paqes?

Presidenti Topi: Absolutisht, të gjitha shkojnë në sintoni të plotë. Pra, politika forcon ekonominë, ekonomia forcon politikën. Çdo element që nuk shkon në sintoni natyrisht krijon probleme, por sensi është që të shkojnë të gjitha bashkë. Po të marrësh në konsideratë se si janë orientimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gati të gjitha vendet janë të orientuara drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt Bashkimit Evropian, kështu që pikat e referimit janë të njëjta. Këtu duhet guximi dhe intuita e biznesit për t’i shfrytëzuar këto hapësira.

Revista “Forumi Ekonomik”: Çfarë mendon Shqipëria për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit të saj dhe çfarë planifikon në këtë kuadër për një bashkëpunim më të mirë me biznesmenët turq?

Presidenti Topi: Shqipëria për ata që ende nuk e kanë njohur ofron një larmi të jashtëzakonshme të potencialeve turistike. Brenda një hapësire të vogël gjeografike do të shikoni dhe detin, edhe liqenin, do të shikoni dhe malin dhe luginën dhe lumin, kështu që mund të shfrytëzohen mundësitë edhe për turizëm bregdetar, edhe për turizëm kodrinor - malor. Për shembull, për ta ilustruar, ka zona të caktuara në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku nga deti mund të shkosh në mal brenda 15 minutash dhe amplituda e temperaturës mund të jetë, pse jo, dhe 15 gradë. Është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. E dhashë këtë shembull për të ilustruar që ka mjaft potenciale për t’i shfrytëzuar. Të gjithë investitorët janë të ftuar që të vijnë e të investojnë në Shqipëri, sepse sot marrëdhëniet janë të konsoliduara dhe janë të garantuara. Të gjitha marrëdhëniet e biznesit garantohen me ligj. Besoj se turizmi mbetet një nga prioritet e mëdha të Shqipërisë. Kur flasim për turizmin, nuk flasim thjesht për shfrytëzimin e hapësirës gjeografike për turizëm. Për ta derivuar bisedën, interesi për biznesin mund të jetë për infrastrukturën rrugore në funksion të turizmit në zona të caktuara, për infrastrukturën energjetike. Zona të caktuara nuk pranojnë që të kesh termocentrale, por një energji alternative, zona të caktuara si kjo që përmenda mund të jenë për energjinë e erës. Apo, në vende ku 300 ditë të vitit janë me diell për energjinë diellore. Mund të ketë një derivat të këtij biznesi turistik, mund të jetë agroturizmi, pra, në të njëjtën kohë mund të investojnë biznese të natyrave të ndryshme. Dhe mos harroni një element në një vend që ka shumë ujë, kështu që biznese të garantuara.

Gazeta “Hyriet Daily News”: Shumë faleminderit që pranuat pyetjet tona!

Presidenti Topi: Është kënaqësi.

Gazetari: Unë doja t’ju pyes për Kosovën prakitikisht, jo për çështje ekonomike. Pas vizitës së fundit të të deleguarit të BE-së, zotit Koper, u vu re që asnjëra nga palët nuk pranoi të riulej në tavolinë negociatash. A mendoni se në njëfarë mënyre BE-ja ka dështuar që t’i rikthejë palët në tavolinë? Po në këtë kontekst, rikujtoj në parantezë që, Kryeministri i Turqisë, në adresimin që i bëri Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, iu drejtua dhe Kosovës për t’i thënë thënë që nuk do të ketë paqe në Ballkan pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës. A keni folur gjatë takimeve me autoritetet e larta të shtetit turk mbi këtë çështje dhe a mendoni se Turqia mund të luajë një rol të rëndësishëm, ose ndoshta më aktiv në zgjidhjen e çështjes. Dhe prapë sërish, brenda kontekstit të Kosovës, a ka bisedime formale ose jo formale midis Kosovës dhe Shqipërisë për një bashkim të mundshëm midis dy shteteve? Ju falemnderit!

Presidenti Topi: Unë mund të them që pozicioni i shtetit shqiptar lidhur me Kosovën është i njohur. Situata në Kosovë është e pakthyeshme përsa i përket pavarësisë dhe funksionimit si një shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është demonstruar edhe nga shtetet më të fuqishme të planetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica dërrmuese e shteteve të Bashkimit Europian, nga Turqia. E kam pasur rastin ta risjell së bashku me vullnetin e Presidentit Gyl këtë temë, ku kam gjetur një vullnet solid të autoriteteve të Turqisë për të mbështetur njohjet e reja të Kosovës. Vetë Presidenti Gyl më informoi që ka pasur një bisedë edhe me Presidenten e Brazilit, ku ka hapur temën e Kosovës, duke i kërkuar që të vazhdojë njohja e shtetit të Kosovës. Deri tani, Kosova është njohur nga 84 vende dhe perspektiva është optimiste për rritjen e numrit të njohjeve. Përsa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Shqipëria ka mbështetur bisedimet dhe i ka inkurajuar këto bisedime. Natyrisht, këto bisedime, sikurse janë shprehur edhe institucionet e Kosovës, do të realizohen për të gjitha çështjet me interes reciprok të karakterit teknik, por nisur nga pozicione të sovranitetit, që do të thotë që Kosova dhe Serbia bisedojnë si dy vende sovrane e të pavarura. Natyrisht që bisedimet kanë edhe komplikacionet e veta, pra, nuk ecin gjithmonë ashtu sikurse kërkohet. Por ky është një proces dhe brenda një procesi ne inkurajojmë që të ketë fluiditet, të ketë vazhdimësi. Dhe jam i bindur që Bashkimi Europian nuk do të dështojë në orientimin e këtyre bisedimeve.

Po për ndoshta një probabilitet takimesh, ose bisedimesh formale, ose informale të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë?

Presidenti Topi: Nuk i devijova pyetjes në mënyrë të vullnetshme, por më iku nga memoria. Unë e kam thënë dhe shumë herë të tjera, sepse gazetarët, pavarësisht nga njëri-tjetri, e bëjnë gjithnjë këtë pyetje, por nga unë kanë marrë gjithnjë të një përgjigje, pavarësisht se kur është bërë pyetja. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, të cilat kanë një aspiratë. Edhe Shqipëria edhe Kosova dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në kuptimin simbolik bashkimi, unë e kam thënë vazhdimisht këtë, ndodh në Bruksel, siç do të ndodhë për të gjitha vendet e tjera. Dhe ju e dini simbolikën e Brukselit. Është edhe qendra administrative e Evropës së Bashkuar, por atje është dhe selia e NATO-s. Kështu që në të dy simbolikat Shqipëria dhe Kosova në perspektivë do të takohen, në vijim të pyetjes suaj, në Bruksel.

ATV: Dihet kriza ekonomike që ka përfshirë botën. Si mund ta përcaktoni me disa fjali gjendjen ekonomike në Turqi. Tani Turqia është bërë model në vendet e Lindjes së Mesme, mund të bëhet model edhe për vendet e Ballkanit?

Presidenti Topi: Përveç takimeve bilaterale që kam zhvilluar në Turqi, kam qenë pjesëtar gati-gati i rregullt i Forumit Euroaziatik, ku kam pasur rastin të dëgjoj më shumë se sa të flas, të dëgjoj politikanë, të dëgjo ekspertë dhe sigurisht që Turqia ka bërë shumë hapa për sa i përket ekonomisë. Kjo i dedikohet natyrisht jo vetëm pozicionit shumë të favorshëm gjeopolitik të Turqisë, por edhe politikave shtetërore të shtetit turk dhe, me sa duket, terreni dhe praktika flet vet. Fakti që bizneset janë hapur, janë rritur, ky model ka rezultuar i suksesshëm dhe, unë e shpreha dhe pak më parë, se për Shqipërinë, Turqia është një partner strategjik në rajon dhe unë e kam ftuar dhe vazhdoj ta ftoj biznesin turk që të vijë më shumë në Shqipëri dhe në vendet rreth Shqipërisë. Pastaj, është vet biznesi turk që përcakton se ku do të vijë, se ju e dini që ne nuk jemi ekonomi të centralizuara. I krijojmë mundësi biznesit, por biznesi zhvillon vetveten. a.q/NOA

KOMENTE