Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëkryqi i Shqipërisë, drejt BE apo në vend numëro
English

Udhëkryqi i Shqipërisë, drejt BE apo në vend numëro

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një natë e ethshme dhe e gjatë është për Shqipërinë kjo e sotmja ku vetëm pak orë ndajnë nga përgjigja për afrimin ose qëndrimin sërish larg me Bashkimin Europian. Përgjigja për statusin e vendit kandidat është në udhëkryq ku nga goja e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle do të dalë edhe drejtimi që do të marrë vendi ynë në vitet e ardhshme. Ndërsa kërkesa për marrjen e statusit të kandidatit nga pala shqiptare është dorëzuar më 28 prill të vitit 2009, pas dy vitesh vjen dhe vlerësimi për punën e bërë gjatë kësaj periudhe nga Qeveria Shqiptare dhe politika në përgjithësi. Dy janë rrugët që do zbulohen nesër ... ajo që drejton për nga Bashkimi Europian dhe ajo që na lë në vend numëro, e në përgjigje të kësaj dileme heshtja ka pushtuar vendin. Ndonëse sipas të dhënave paraprake nga Brukseli vijnë sinjale se vlerësohet puna e qeverisë për 12 rekomandimet, priten edhe kritika për ngërçin politik, ku thuhet se ai ka cenuar reformat. Por mendohet se ka një vlerësim pozitiv të procesit ku thuhet se është e rëndësishme që reforma zgjedhore të kryhet dhe i kërkohet nga dy forcat politike dhe ato të bashkëpunojnë sa më shpejt për kryerjen e kësaj reforme. Një tjetër vlerësim pozitiv për Shqipëria vjen në drejtim të ekonomisë, ku rogres raporti pritet të vlerësojë faktin se Shqipëria ka njohur një stabilitet ekonomik pavarësisht krizës globale. Gjithsesi Komisioni Europian nesër do të prezantojë progres-raportin e tij vjetor për vendet që aspirojnë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe Shqipëria pavarësisht kundërshtive majtas e djathtas atë status e dëshiron fuqishëm... përtej edhe grindjeve për pushtet. Sequi hesht për Progres Raportin

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sequi nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment sa i përket përmbajtjes së progres raportit duke ftuar median dhe politikën të presin deri të mërkurën. "Nesër kemi shumë gjëra për të thënë", tha ambasadori Sequi, në promovimin e revistës "Eurospeak". Sequi informoi se pas konferencës për shtyp të Komisionerit Fyle, raportin do t'ia paraqesë Presidentit, Kryeministrit, zv/Kryeministrit dhe kreut të Opozitës, si dhe do të organizoj një konferencë shtypi. Një ditë më pas do t'ia paraqesë raportin Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Progres raporti do t'i paraqitet edhe shoqërisë civile, përfaqësuesve të biznesit, komunitetit akademik. "Do të shkoj në Shkodër dhe Vlorë për të paraqitur raportin në mënyrë që të ketë impaktin e duhur edhe jashtë Tiranës, në mënyrë që të mund të flas me segmente të ndryshëm të shoqërisë shqiptare. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit.Për këtë do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë pyetja: "Pse është integrimi në favorin tim?", u shpreh diplomati europian.

Njoftimi i KE

Komisioni Evropian publikon të mërkurën më 12 tetor 2011 Paketën për Zgjerimin si dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë për 2011- ën. Me këtë rast, rreth orës 14.00 transmetohet nga EBS drejtpërdrejtë nga Brukseli Konferenca për shtyp e Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle në Qendrën e Informacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Ndërsa në orën 19.30, po tek Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi do të mbajë një konferencë për shtyp për prezantimin e Progres Raportit për Shqipërinë për vitin 2011. Adresa e Qendrës së Informimit të BE-së është Rr. "Ismail Qemali", Nr 32, (tek ish-Blloku), Tiranë. a.y/NOA

KOMENTE