Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE flet shqip: Politika të bindet, u ndëshkuan shqiptarët
English

BE flet shqip: Politika të bindet, u ndëshkuan shqiptarët

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ashtu siç pritej, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui ka prezantuar për median por edhe gjithë opinion publik shqiptar të gjitha arsyet pse Bashkimi Europian refuzoi kërkesën e Shqipërisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në familjen evropiane. Gjatë një konference të posaçme për shtyp, ambasadori Sekui, pasi i ka dorëzuar raportin e progresit të Shqipërisë, autoriteteve më të larta të vendit, ka deklaruar se shkaku kryesor mbetet ngërç politik në vend. Agjencia NOA publikon më posjtë të plotë qëndrimin e BE për Shqipërinë:

Komisioni Evropian doli në përfundimin që, edhe pse është bërë përparim përgjatë vitit të shkuar në disa nga 12 prioritetet kyçe të identifikuara në Opinionin e 2010-ës mbi aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kushtet për hapjen e negociatave nuk janë plotësuar ende.

Kriteret politike Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagës. Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje për të ecur përpara në agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në përgatitjen e Planit të Veprimit për të trajtuar prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian. Ky proces përfshin diskutimet me opozitën në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian. Ka pasur disa përmirësime të kufizuara në Rregulloren e Kuvendit. Shqipëria ka miratuar strategjinë e reformës së gjyqësorit dhe një plan veprimi, që përbën një bazë të mirë në përpjekjet për reformë. Një vendim i Këshillit të Ministrave ka vendosur një qasje uniforme dhe standarde për krijimin e enteve publike. Lufta kundër krimit të organizuar ka ecur përpara, veçanërisht nëpërmjet bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar dhe vënies në zbatim të ligjit "anti-mafia" që përfshin edhe konfiskimin e pasurive kriminale. Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës dhe disa përmirësime në trajtimin e të burgosurve paraqesin përparim të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, përpjekje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme duhet të bëhen për të zgjidhur mangësitë në fushën politike. Përsa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor, ngërçi i vazhdueshëm politik dhe zhvillimet e mëtejshme konfliktuale kanë penguar zbatimin e reformave, ndërsa pjesë të rëndësishme të legjislacionit mbeten në pritje për miratim. Kjo klimë polarizimi ka ndikuar gjithashtu edhe zgjedhjet vendore të 8 majit. Pavarësisht një procesi relativisht të mirë ditën e zgjedhjeve dhe një procesi numërimi pozitiv në përgjithësi, zgjedhjet u karakterizuan nga mangësi dhe polemika, veçanërisht për sa i përket gjykimit të apelimeve post-zgjedhore për zgjedhjet vendore në Tiranë. Reforma zgjedhore ka ngecur. Hapa thelbësorë në reformën e administratës publike nuk janë përmbyllur dhe funksionimi i sistemit gjyqësor duhet të përmirësohet më tej. Përparimi në luftën kundër korrupsionit ka qenë i kufizuar. Ekzistojnë disa shqetësime përsa i përket presionit për të penguar pavarësinë e medias. Përparimi në miratimin dhe vënien në zbatim të strategjisë për reformë në çështjen e pronave dhe planit të veprimit ka qenë i kufizuar. Vënia në zbatim e mjeteve legjislative dhe politikave në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, përfshirë komunitetin rom, ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm.

Kriteret ekonomike Ekonomia shqiptare ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe rritjen pozitive gjatë krizës globale dhe lidhur me pasojat e saj. Shqipëria ka bërë disa përparime drejt transformimit në një ekonomi tregu funksionale. Kapaciteti i saj për t'iu përshtatur presionit konkurrues dhe forcave të tregut brenda Bashkimit Evropian në një aspekt afatmesëm është në rrugën e duhur, në qoftë se Shqipëria do të ecë më tej në reformën strukturore, duke përfshirë forcimin e sistemit ligjor dhe forcimin e kapitalit fizik dhe njerëzor. Edhe pse kërkesat e tregut të brendshëm vendase nuk ka patur përparim, eksportet e fuqishme kanë çuar në një rritje ekonomike prej 3,8% në 2010. Inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm në sajë të politikës monetare të shëndoshë të Shqipërisë. Sidoqoftë ngërçi politik pengoi kapacitetin e qeverisë për të vënë në zbatim reformat e nevojshme strukturore. Mangësitë përsa i përket të drejtës së pronës, ekzekutimit të kontratave dhe shtetit ligjor, së bashku me infrastrukturën dhe kapitalin njerëzor të dobët, si dhe shkalla e lartë e ekonomisë informale vazhduan të pengojnë zhvillimin ekonomik. Borxhi publik relativisht i lartë dhe niveli i lartë i kredive të këqija në sektorin bankar vazhdojnë të mbeten çështje që përbëjnë shqetësim.

Legjislacioni i BE-së Shqipëria ka bërë disa përparime në përmirësimin e aftësisë së saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke përafruar legjislacionin dhe standardet e saj me ato të Bashkimit Evropian, në veçanti në fushat e lëvizjes së lirë të mallrave, në politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe kontrollit financiar. Sidoqoftë, përpjekje më të mëdha janë të nevojshme sepse ka patur përparim të kufizuar në fusha të tilla si lëvizja e lirë e punonjësve, prokurimi publik, ligji për të drejtën e pronësisë intelektuale, transporti ajror, shoqëria e informacionit dhe mediat si dhe energjia dhe mjedisi. Në përgjithësi, kapacitetet administrative për vënien në zbatim të legjislacionit duhet të përforcohen. a.q/NOA

KOMENTE
  • sig22:18 - 12 Tetor 2011
    d m th be na thote skini politikan te sakte,.. intektual valle kemi te drejtojne popullin tju jap mesime politikanve...???????
  • Enco Grimaldi21:29 - 12 Tetor 2011
    Me gjithe respektin e madh per BE dhe per ambasadorin e saj ne Shqiperi,nuk mund ta pranoj kurre se ajo ka folur shqip,bile do thosha ka folur ne nje gjuhe nga e cila ne shqiptaret nuk kuptojme asgje. Ja perse.Kemi qe ne 2009 qe Shqiperia ndahet me dysh,populli ne votat qe hodhi,gje qe eshte normale,por edhe politika gjithashtu.Nje pal qe hyn ne parlament dhe perpiqet te beje detyren me te metat e saj,dhe nje pal tjeter qe djeg goma rrugeve dhe shtrihen deputetet e saj ne menyre te turpshme duke bllokuar trafikun,bile edhe njerzit e semure e hallexhinj te tjere qe u iken avioni.BE thote te dy keni faj njelloj.Vete BEja dhe nderkombetaret e tjere thone qe politika behet ne institucione,sepse populli ju ka zgjedhur per te diskutuar ne parlament dhe per ti votuar ligjet e tij,por njera pale as i pyet dhe nuk hyn ne parlament por ne greve duke bllokuar bulevardin.BE perseri na nxjerr barazim.Kjo gjuhe nuk eshte shqip.Vete BE thote qe per paqartesite per rezultatin e zgjedhjeve drejtohuni Venezies,por opozita nuk pranon,bile nuk pranon edhe rezultatin qe eshte certifikuar nga te gjitha shkallet e arbitrimit,bile edhe prej vete BE se,perseri barazim.Do BE te flas shqip?Duhet te mesoj shprehjen popullore Te ndahet shapi nga sheqeri,dhe ne te marrim vesh kush eshte fajtori,dhe te mbajme qendrim.Ajo ka politiken e saj dhe nuk merr udhezime nga ne,por po te merte mendimin tim qe jam nje qytetar i thjesht qe paguaj rregullisht dritat ujin e cdo lloj takse keto 20 vjet te trubullt,te nje familjari si une me tre femije te arsimuar ne universitet,pa as me te voglin thyerje disiplinore,dy prej tyre kane nje biznes ku paguajne taksa e sigurime rregullish,njeri qe nga mosha 16 vjec,do thosha.BE po na do me shpejt ne gjirin tend,meso te flasesh pak shqip me ne shqiptaret,duke patur dy gjera parasysh.E para ne jemi mesuar per 50 vjet ne rresht edhe per te blere buken.E dyta qe kur ka lindur demokracia kane lindur dy lloj partish.Njera pale per te permbysur komunizmin e eger dhe per te ngitur ne vend te tij .nje shtet demokratik me njerz te lire e te barabarte.dhe nje pale partish te jera qe u kunderviheshin te pareve hapur dhe ne menyre te fshehte e te sterholluar te mbronin komunizmin dhe njerzit e tij.Tani gjyko vete BE...
  • Miri Miri Kadisi20:29 - 12 Tetor 2011
    une se kupetoje qe ne do vuajem akoma preje politkes