Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fyle: Ngërçi politik pengoi integrimin
English

Fyle: Ngërçi politik pengoi integrimin

Bruksel, 12 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Përgjigja e shumëpritur nga Bashkimi Europian për Shqipërinë erdhi, por jo ashtu siç dëshironim. Bashkimi Europian nëpërmjet zërit të Stefan Fyle në konferencën për prezantimin e Progres- Raportit i tha Shqipërisë, duke shmangur fjalën "jo ", se edhe këtë herë e ka humbur shansin për të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se për Shqipërinë progresi është penguar nga ngërçi politik ndonëse kohët e fundit partitë politike kanë dhënë shenja për të filluar dialogun. Në vijim ai theksoi se do ndihmohen partitë politike që të bashkëpunojnë për të kaluar mosbesimet dhe për të gjetur një themel për bashkëpunimin me qeverinë. Ndër të tjera ai këshilloi opozitën që për të plotësuar kushtet, të përfshihet në proces dhe të jetë konstruktive në bashkëpunim me maxhorancën. Më herët gjatë raportimit në Parlamentin Europian, komisioneri Fyle i parapriu përgjigjes për Shqipërinë duke thënë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres. Sipas tij, vendi ynë nuk ka plotësuar 12 rekomandimet e adresuara, ndonëse në Shqipëri kohëve të fundit janë parë hapa pozitive. Ndërkaq ai e cilësoi vitin 2011 si një vit të mirë për integrimin, sepse sipas tij është arritur besueshmëria, duke nënvizuar se tashmë Kroacia është komplet ndryshe nga ç’ishte kur aplikoi për statusin e kandidatit dhe se përfundoi negociatat me BE-në. Ndërsa lidhur me Malin e Zi thuhet se është parë progres i vërtetë në të gjitha fushat ku propozohet që të hapen negociatat me Malin e Zi. Fyle tha se për Serbinë do jepet statusi i vendit kandidat me kushtin që të angazhohet në dialog me Kosovën dhe rekomandohet që negociatat të hapen sa më shpejt kur Serbia të plotësojë kriterin kryesor, pas normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa për Turqinë thuhet se negociatat nuk kanë ecur prej një viti, ndërsa për Maqedoninë u kërkua që të bëhet progres për çështjen e emrit. Sipas tij, Kroacia dhe vendet e tjera aspirante kandidate kanë pësuar transformim dhe ky transformim është ndërtuar në të njëjtat themele siç është ndërtuar edhe unioni. Fyle theksoi se nga sot komisioni rekomandon që të hapet kapitulli 23 dhe 24 që ka të bëjë me reforma gjyqësore dhe shteti ligjor, duke shtuar se qëllimi i kësaj mënyre të re është që nëpërmjet këtyre negociatave të kihet një komunikim interaktiv mes Komisionit, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate nga ana tjetër, duke mundësuar krijimin e një legjislacioni të ri. a.y/NOA

KOMENTE