Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet me armë një kazino në Tiranë
English

Grabitet me armë një kazino në Tiranë

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA – Një kazino me lojëra fati është grabitur në dalje të Tiranës, nga tre persona të armatosur, të pamaskuar. Burime nga policia e drejtorisë rajonale Tiranë, i bënë të ditur agjencisë NOA se është plaçkitur me armë zjarri nën kërcënimin e vdekjes, lokali i lojërave të fatit me pronar Selim Hoxha, në Vorë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se pak pas mesnatës duke hyrë dita e sotme, tre persona, djem më moshë të re, pa maska, por me kallashnikovë në duar, kanë hyrë në lokalin e lojërave të fatit me pronar Selim Hoxha dhe duke kërcënuar punonjësit si dhe klientët që gjendeshin aty, se rrezikoheshin nëse nuk bindeshin, kanë marrë paratë që kanë gjetur. Gjithsej 100 mijë lekë të rinj. Policia tha se është duke kërkuar autorët por ende nuk i ka në dorë ata. Kohët e fundit ka një shtim alarmant të vjedhjeve në Tiranë dhe rrethe, të dyqaneve, shtëpive, bizneseve të ndryshme deri dhe trenave në linja hekurudhore, ndërsa nuk po mungojnë as grabitjet tipike të viteve 1997-2000 që rëndom ndodhni në prita me maska në rrugë të ndryshme të vendit. Rasti më i fundit u shënua dje në Sarandë ku u grabit me armë një i ri nga qyteti i Pogradecit. e.t/NOA

KOMENTE