Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grup i frikshëm kriminal shqiptar (FOTOT)
English

Grup i frikshëm kriminal shqiptar (FOTOT)

Athinë, 12 Tetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Një grup me shqiptarë në moshë të re bashkë me një greke ishin kthyer në tmerrin e dyqaneve dhe banesave në disa lagje të Athinës dhe policia bën përgjegjës disa djem shqiptarë të cilët i arrestoi dhe korrespondenti i agjencisë NOA ka siguruar identitetet dhe fotot e tyre. Policia greke flet për një grup me shtatë shqiptarë dhe një adoleshente greke, të cilët së bashku grabisnin banesa dhe dyqane. Jo vetëm kaq, i dhunonin viktimat e tyre. E si trofe të krimeve ruanin copa gazetash me lajmet që publikoheshin për grabitjet që kryenin gjashtë muajt e fundit. Për më tepër, në një rast, një grua është përdhunuar në grup nga grupi shqiptar, në lagjen luksoze Glifadha të Athinës. Gruaja rreth 35 vjeçe është përdhunuar në sy të bashkëshortit të saj. Gjatë përdhunimit kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijët e mitur të gruas së pambrojtur. Shqiptarët e arrestuar që sipas kësaj renditjeje i shihni edhe tek fotot, janë: Aleksandër Dhimitër Meta, 21 vjeç, shqiptar me banim në Neo Kosmo në Athinë, Ermir Bilbil Meta, 20 vjeç banues në lagjen Pangrati, Athinë, Ervis Bilbil Meta, 15 vjeç, banues në lagjen Pangrati, Athinë bashkë me vëllanë e tij Ermirin, Enea Andon Pano, 24 vjeç, banues në Neo Kozmo, Athinë, Sokrat Jorgji Menko, 22 vjeç, banues në Neo Kozmo, Athinë. Gjithashtu është arrestuar edhe një vajzë 16 vjeçare greke, e cila ishte banore e Athinës dhe dashnore e njërit prej shqiptarëve të prangosur. Kurse dy shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi nuk u arrit të vihen në pranga. Policia greke tha se fton qytetarë të tjerë që të denoncojnë raste dhune e plaçkitjeje nëse ende nuk e kanë bërë këtë. Dy vëllezërit Meta u arrestuan tek Shkolla Profesionale në Athinë. Kurse Aleksandër Pepa dhe e dashura 16-vjeçare greke u kapën te një supermarket në lagjen Vuliagmeni në zonën e Neo Kozmo ku kishin parkuar një makinë të vjedhur Merceds Benz, deklaruar i humbur më 29 shtator në lagjen Glifadha, pas një grabitjeje me armë te banesa pranë makinës. Kurse Menko dhe Pano u kapën pasi ruheshin në rrugët e Athinës nga forcat policore. Në kontrollet që u kryen te banesat e të dyshuarve u gjetën prova materiale si armë zjarri, sende të vjedhura dhe një sasi parash. Konkretisht u sekuestruan një pistoletë 9 mm me fishek në gojë dhe 7 fishekë të tjerë, mjete të forta dhe të mprehta që shërbejnë për thyerje e grabitje. Te shtëpia ku jetonte Pepa me të dashurën e tij greke u gjetën 2 Kallashnikov dhe 93 fishekë e një thikë. Pepa mbante dhe copat e tre gazetave me lajme për grabitjet që kishin kryer e që rezultonin deri dje pa autor. Në kontrolle të tjera u gjetën një sasi e vogël kanabis sativa, shumë telefona celularë, çelësa makinash, dy makina që i përkisnin kushërinjve të Enea Panos që përdoreshin nga grupi për t’u arratisur nga vendplaçkitjet. Policia tha se Ermir Meta ishte nën procedim penal për mbajtje lëndësh narkotike ndaj paraqitej dy herë në muaj në prokurorinë e Athinës. Grupi i të rinjve, prej gjashtë muajsh ishte shndërruar në organizatë krimi. Ata shfrytëzonin orët e vona të natës për të kryer grabitje, por edhe orët e para të mëngjesit, duke hyrë në banesat e qytetarëve dhe vjedhur prej atje para dhe sende të çmuara. Policia thotë se bëhet fjalë për disa vjedhje tashmë të dokumentuara, mes tyre edhe vjedhja e 14 mjeteve me të cilat lëviznin për të realizuar plaçkitjet dhe arratinë nga vendngjarjet. Kryesisht vjedhjet kryheshin në zonat e Agjia Paraskevi dhe Papagu në Athinë. Një prej vjedhjeve ishte më pikantja. Kishin hyrë në një dyqan bizhuterish në lagjen Iliopulo dhe kishin vjedhur sende të çmuara me vlerë 80 mijë euro. e.t/NOA

KOMENTE
  • Arben Presheva23:42 - 12 Tetor 2011
    te varen.
  • Arben Presheva23:39 - 12 Tetor 2011
    PER MENDIMIN TIM TE GJITHE KETA HAJDUTE TE FALEN SE JANE GJYNAH SE PER KETA PERSONA ZOTI TE DENON .......NE RAST SE NUK I DENON ME KETE DENIM ... ME KE DORE KENI VJEDHUR ME TE MAJTEN OSE TE DJATHTEN ....DHE FRAP TI PRESI DOREN DHE TE FUTET NE BURG DHE TE LESHOHET NGA BURGU KUR TI ZVENDESOJNE PERSONA QE JANE PO HAJDUTE ME DORE TE PRERE DHE KJO TE VAZHDOJE ME HAJDUTE TE TJERE .....SE PO U MUAR VENDIM NGA GJYQI PER TI PRERE DOREN QE VODHI DHE JU PRE,....TE PUTH HALLA NE DY FAQET PO E PROVOJ TJETER HAJDUT ....KJO MA MER MENDJA ESHTE DHE HAKMARJA E POPULLIT PER KETA HAJDUTE QE DUAN TE ROJNE ME DJERSEN E TJETRIT....... kurse per ate kurven hajdute Greke asaj te mos i bejne asgje vetem cdo dit ne burg ti futin ne vaginen nje spec djeges dhe ajo ta mari vesh se sa kenaqesi do ndjeje duke kujtuar vuajtjet qe i ka shkaketuar njerzeve te pa fajshem tung lugina