English

Juventus tenton mundësinë Tevez

Torino, 12 Tetor NOA - Nuk është dorëzuar skuadra e Juventusit nga ideja për të pasur në skuadër që në muajin janar Carlos Tevez. Sulmuesi, i cili është në një marrëdhënie jo të mirë me skuadrën e City, tashmë sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, është sërish në planet e bardhë e zinjve. Faktikisht, me sa bëhet e ditur, shumë shpejt do të kryhet një takim mes drejtuesve juventinë dhe agjentit të lojtarit në fjalë. Në ambientet e klubit të Juventusit është folur dhe për Alex me Cahill. r.b/NOA

KOMENTE