Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 13 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 13 tetor 2011

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, dita e nesërme do të niset me vranësira pothuajse në gjithë territorin por më të përqendruara do të jenë në ekstremin verior dhe jugor. Mesdita do të sjellë intervale të shkurtra kthjellimesh në territor, kryesisht në ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë më tej vranësirat në vend ku në zonat veriore do të gjenerojnë shira të dobët. Për sa i përket zonave të ulëta dhe bregdetare dominuese nëe këto vende do të jenë vranësirat dhe shirat e izoluar edhe pse herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë territorin shqiptar duke rrezikuar shira me intensitet të ulët. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale duke bërë që termometri të ngjitet deri në 26 gradë celcius në zonat bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë. Europa Nesër, Europa verilindore dhe Europa veriore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Me reshje të dendura shiu dhe dëbore do të mbetet gjatë ditës së nesërme Rusia. Ndërsa me vranësira dhe reshje të dobëta do të jenë vendet e Balltikut dhe një pjesë e qendrës së kontinentit por në këto rajone do të ketë edhe intervale kthjellimesh sidomos në pjesën e dytë të ditës. Për sa i përket Pellgut të Mesdheut parashikohen vranësira dhe shira, kryesisht në Itali ndërsa zona e alpeve do të ketë edhe reshje dëbore. Me mot të kthjellët paraqitet sërish Europa Jugore, si edhe një pjesë e qendrës.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Rusia rrezikon shira të konsiderueshëm dhe dëborë të pakët - Italia alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere - Zona e Alpeve do të kenë reshje dëbore a.y/NOA

KOMENTE