Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët
English

E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët

Lanakshir, 13 tetor 2011, NOA- Deri më sot nuk është regjistruar ndonjë rast i ngjashëm, por kimikatet e bojës së flokëve mund të sjellin edhe vdekjen e një personi. Anglezja Tabatha McCourt, 17-vjeç ka gjetur vdekjen 20 minuta pasi ka lyer flokët e saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lanarkshir. Të afërmit e vajzës thanë se ajo pëlqente të ndryshonte ngjyrat e flokëve shpesh. Vajza ka vdekur disa minuta pasi është shtruar në spital. Mjekët besojnë se bëhet fjalë për një rast të rrallë të reaksioneve nga boja dhe kimikatet. Sipas tyre, trupi i vajzës 17-vjeçare nuk ka arritur të tresë persokidein e hidrogjenit, substancë që ndodhet zakonisht në bojën e flokëve dhe që përdoret për t’i bërë ata me shumë ngjyra. Ndërkohë që familjarëve u duket e pabesueshme që vdekja të ketë ardhur nga një shkak i tillë. a.k/NOA

Në foto: Tabatha McCourt

KOMENTE
  • ????????????????????????????????21:37 - 13 Tetor 2011
    shum gjyna :(