English

Merr autobusin dhe del i treti në maratonë, por zbulohet

Angli, 13 tetor NOA - Një atleti amator në veri të Anglisë, i është hequr vendi i tretë i arritur në maratonën e Kielder në Newcastle, pasi u zbulua se për të arritur në finish kishte marrë një autobus turistik gjatë garës. Rob Sloan, emri i garuesit, fillimisht i bëri akuzat si të rreme, por më pas si rrjedhojë enjë hetimi është detyruar të pranonte gjithçka. Organizatorët mbështesin faktin se ish mekaniku i ushtrisë, 31-vjeçar, ka braktisur garën rreth kilometrit të 32, për të hipur në një autobus dhe për tu shfaqur nga pemët në fundin e garës, ku në mënyrë të tillë arriti dhe podiumin. Koha e përfundimit të garës nga ana e tij ishte prej 2 orë e 51 minuta, rreth 21 minuta më i shpejtë nga gara e kaluar që ka kryer. r.b/NOA

KOMENTE