Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Raporti konstatoi korrupsion kudo, vetë Qeveria e cilësoi realist
English

Vetëvendosje: Raporti konstatoi korrupsion kudo, vetë Qeveria e cilësoi realist

Prishtinë, 13 tetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje reagoi sot lidhur me Raport- Progresin e prezantuar dje nga Komisioni Europian. Sipas Vetëvendosjes Raporti ri i KE për Kosovën, në parim nuk ka risi pasi të gjitha faktet e evidentuara në këtë raport janë ngritur si kritika nga Lëvizja Vetëvendosje. “Ky raport evidenton, korrupsion në të gjitha sferat e jetës në Kosovës: polici, dogana, administratë publike, arsim dhe shëndetësi; Krim të organizuar: trafikim me narkotikë, trafikim në qenië njerëzore; Ndikimin politik në gjyqësor, në punësime në administratën publike; Ndikimin e politikës në media; Keqmenaxhimin e buxhetit; Mungesën e planit zhvillimor e politikave te mirëfillta ekonomike; Evidenton edhe mungesën e një strategjie apo plani të veprimit për ta bërë Kosovën shtet sovran të mirëfilltë; Evidenton moszbatimin e ligjeve dhe mungesën e vullnetit politik”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes. Theksohet se, në raport thuhet se kjo Qeveri nuk ka as plan veprimi për reformën në administratë e kjo kur dihet mirë se administrata është motorri i punës së një qeverie. Në raport thuhet gjithashtu se, “gjyqësori është i dobët dhe joefikas dhe se ndikimi politik në gjyqësor është brengosës.” Ndërkaq Vetëvendosje pjesa e politikave bazike ekonomike, siç i referohet raporti i progresit, nxjerr në dritë faktin që kjo qeveri nuk ka aftësi të hartojë dhe implementojë një strategji të mirëfilltë ekonomike e cila bën lidhjen në mes prioriteteve në politikëbërje, reformave strukturore dhe shpenzimeve publike. “Përfundimisht, raporti është i qartë sa i përket pjesës ekonomike; nuk kemi strategji, nuk kemi stabilitet të kënaqshëm makroekonomik, kemi disbalancë edhe më të madhe tregtare, nuk kemi aftësi të zvogëlojmë papunësinë dhe menaxhojmë kuletën e qytetarit të kësaj republike edhe më keq se në të kaluarën. Ministrja Vlora Çitaku e ka quajtur këtë raport “real”. Për pasojë, një zyrtare e lartë e qeverisë ka pranuar të gjeturat e raportit si fakte të terrenit. Dhe meqë kjo qëndron, raporti na jep bazë edhe më të fortë për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje. a.y/NOA

Në foto: Gjatë konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje

KOMENTE