Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një zyrtar i lartë i Pakistanit viziton për herë të parë Tiranën
English

Një zyrtar i lartë i Pakistanit viziton për herë të parë Tiranën

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA - Për herë të parë, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në 15-20 tetor 2011 do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza. Fahmida Mirza, bëri histori në Pakistan, duke u zgjedhur e para grua në postin e lartë të Kryetares së Parlamentit. Ditën e shtunë, datë 15 tetor 2011 në orën 10:00, Kryetarja e Kuvendit do të presë homologen e saj nga Pakistani në një takim kokëkokë. Pas takimit dy Kryetaret e parlamenteve do të japin një deklaratë të përbashkët për mediat. Temë e bisedës mes dy Kryetareve të Parlamenteve do të jetë bashkëpunimi parlamentar, si një nxitje konkrete edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës së saj në Tiranë, Mirza dhe delegacioni që e shoqëron do të takohet edhe me personalitetet e larta të vendit. Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, ka shprehur një interes të madh për të njohur Shqipërinë dhe në axhendën e saj janë parashikuar vizita në qytete të ndryshme të vendit, si Berat, Shkodër, Durrës, Krujë e të tjerë. Në 6 vitet e fundit, me ftesë të Kryetares së Kuvendit kanë vizituar Shqipërinë rreth 40 Kryetarë parlamentesh nga e gjithë Bota. a.q/NOA

KOMENTE