Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Vjeshta III, prangosen 6 persona në kryeqytet
English

Operacioni Vjeshta III, prangosen 6 persona në kryeqytet

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta III” Komisariati i Policisë Nr.3 në Tiranë bëri të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Besim Lataj, 46 vjeç, lindur ne Tepelenë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë Lataj ditën e djeshme ka vjedhur pjesë nga një makinë tip “Mitsubishi”, foristradë, me targa TR 1878 U, në rrugën “Gjergj Legisi”. Ndërkaq në kuadër të këtij operacioni po dje, për veprën penale të vjedhjes mbrëmë u realizua arrestimi në flagrancë Luan Xhajës, 27 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi në ambientet e një hoteli i ka vjedhur administratores shumën e parave prej 600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim nga Komisarati i Policisë Nr.5 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Ramës, 36 vjeç, banues në Zall-Mner, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas. Dyshohet se mbrëmjen e djeshme në Zall Mner, Rama është goditur me grushta dhe sende të forta, nga shtetasit Ali Hoxha dhe Ervis Lami, banues në Zall Mner, të cilët janë shpallur në kërkim. Një 18 vjeçare është prangosur dje, jo për vjedhje dhe as për ndonjë krim tjetër, por sepse ka sulmuar vëllanë e saj 19 vjeç. Vjollca Dokaj banuese në Kodër Kamëz pas një zënke me të vëllanë e ka plagosur lehtë me thikë duke bërë që ai të shtohet në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Po në kuadër të operacionit “Vjeshta III” dy vëllezër janë vënë në hetim, pasi gjatë një sherri i kanë shkaktuar dëmtime të rënda një personi tjetër. Petrit Doqi 44 vjeç dhe i vëllai i tij Ramiz Doqi 49 vjeç me origjinë nga Dibra pas një konflikti mes 56 vjeçarin Myrteza Halili e kanë goditur me mjete të forta duke bërë që ai të marë plagë të rënda. a.y/NOA

KOMENTE