Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksesorët që e bëjnë një femër të quhet klasike dhe me stil
English

Aksesorët që e bëjnë një femër të quhet klasike dhe me stil

E shtunë, 15 tetor 2011, NOA- Një vajzë duhet të këtë dy gjëra, të jetë me stil dhe të jetë e mrekullueshme në paraqitje. Një gjë të tillë e pasurojnë 5 aksesorët, të vlerësuar nga shumë ekspertë si aksesorë të përjetshëm të modës. Shikoni cilat janë ato aksesorë, të cilat çdo femër duhet t’i ketë patjetër.

Gjerdan perlash

Secila grua duhet të zotërojë një gjerdan perlash.

Syzet e zeza të diellit

Të gjitha ikonat e modës edhe më të bukura duken kur paraqiten me syze të zeza të diellit. Ato i shtojnë pamjes elegancë dhe një stil të lartë për veshjet verore.

Shall elegant

Që nga paraqitja e parë e tij në vitin 1920, shalli Hermes, është përdorur nga shumë ikona si: Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Grace Kelly. Shalli mund të jetë me larmi ngjyrash, në mënyrë që të kombinohet me lehtësi. Përdorimi i saj më i mirë është të lidhet rreth qafe.

Çantë dore lëkurë

E përshtatshme dhe e përdorshme, si ditën, ashtu edhe natën. Pavarësisht markës, çanta e dorës nga lëkura është një domosdoshmëri për çdo femër.

Këpucë të zeza, me taka stil klasik

Këto këpucë kanë qenë dhe do të mbeten elementi kryesor i modës, prandaj nëse blini një palë këpucë të tilla, ju keni blerë diçka që do ta bartni shumë gjatë, pa i dalë moda. a.koçi/NOA

KOMENTE