Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva greke, Maqedonia humb 15 milion euro
English

Greva greke, Maqedonia humb 15 milion euro

Shkup, 15 tetor 2011, NOA - Maqedonia po shënon humbje nga bllokimi i pikave doganore greke nga grevat e organizuara. Sipas vlerësimi paraprake të Odës Ekonomike të Maqedonisë, cituar nga agjencia maqedonase e lajmeve INA, nga bllokimi i deritanishëm i pikave kufitare greke, për shkak të grevave periodike disaditore të doganierëve grek, vendi dhe ekonomia kanë shënuar humbje prej rreth 15 milion euro. Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë ka vlerësuar se nga bllokadat më shumë kanë pësuar transportuesit të cilët kanë si destinacion portin e Selanikut. Nga bllokimi i tre pikave kufitare nga pala greke, dëmet e transportuesve vlerësohen të jenë deri tani rreth 2 milion euro. Ministria e Punëve të JashtmeShkup javën e ardhshëm pritet ti dorëzojë një notë proteste Zyrës ndërlidhëse greke në Maqedoni, për të shprehur reagimin lidhur me bllokimin e kufijve nga grevat e vazhdueshme. Nga muaji korrik, autoritetet doganore greke filluan grevat, duke intensifikuar ato vazhdimisht, në shenjë revolte nga kriza ekonomike dhe restrikcionet e bëra financiare që kanë goditur edhe doganën greke. Me grevën e tanishme që ka filluar prej dje, ndalohet për 10 ditë kalimi i makinave dhe transportuesve, ndërsa lejohen vetëm këmbësorët që kalojnë kufirin. a.q/NOA

KOMENTE