Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpalosen në kryeqytet “150 vjet fotografi në Spanjë”
English

Shpalosen në kryeqytet “150 vjet fotografi në Spanjë”

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA – Panorama e jetës në Spanjë dhe e ngjarjeve më të rëndësishme të këtij vendi përgjatë një shekulli e gjysmë zbret në Tiranë përmes historisë së fotografisë artistike spanjolle. “150 fotografi në Spanjë” titullohet ekspozita më e re e çelur mbrëmjen e të premtes në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita vjen si një studim afro njëzetvjeçar i kuratorit Publio Lopez Mondejar. Imazhet e prezantuara datojnë nga realizimi i parë fotografik dagerrotip në 1839-ën në Barcelonë deri tek fotografia bashkëkohore e Spanjës gjatë viteve ‘90-të. Ajo është jo vetëm një përzgjedhje e imazheve më të bukura e më domethënëse të stampuara në Spanjë përgjatë kësaj periudhe kohore, por edhe një pasqyrë e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së këtij vendi. Ekspozita “150 vjet fotografi në Spanjë’, do të presë vizitorët dhe adhuruesit e artit të fotografisë nga 15 Tetori – 20 Nëntor. Ekspozita u inaugurua nga Drejtori i Galerisë Kombëtare, Rubens Shima, Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri Rafael Tormo Pérez si dhe kuratori i ekspozitës, akademiku Publio Lopez Mondejar. mit/NOA

Në foto: Ministri i ITIK Genc Pollo, kuratori spanjoll Publio Lopez Mondejar

KOMENTE
  • Enco Grimaldi08:49 - 15 Tetor 2011
    do ta shofim,te bindur se do njejme kenaqesi