Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri – Pakistan, dy kryeparlamentaret bisedojnë për bashkëpunimin
English

Shqipëri – Pakistan, dy kryeparlamentaret bisedojnë për bashkëpunimin

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një takimi me Kryetaren e Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza tha se kjo vizitë është shumë e rëndësishme, si një nxitje konkrete edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike me Pakistanin, një vend me potenciale të mëdha, me një popullsi rreth 180 milion banorë. “Ne vlerësojmë qëndrimet pozitive të Pakistanit ndaj Kosovës, si gjatë luftës ashtu edhe pas shpalljes së Pavarësisë. Do të vlerësonim shumë që Pakistani të çonte më tej këto qëndrime duke njohur pavarësinë e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit”, tha Topalli. Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza gjatë fjalës së saj deklaroi se bashkëpunimi mes parlamenteve ka një rol thelbësor, sepse janë pikërisht parlamentarët ata që përfaqësojnë qytetarët. Zonja Mirza, e cila kryeson vetë Grupin parlamentar të miqësisë Pakistan-Shqipëri, hodhi idënë e ngritjes së një komisioni të përbashkët parlamentar, jo vetëm për të shkëmbyer përvoja legjislative por për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ndër të tjera kryetarja e Parlamentit të Pakistanit tha se së shpejti edhe Kryeministri i Pakistanit do të vizitojë Shqipërinë, vizitë që ishte e parashikuar por u shty për shkak të përmbytjeve në Pakistan. Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, ka shprehur një interes të madh për të njohur Shqipërinë dhe në axhendën e saj janë parashikuar vizita në qytete të ndryshme të vendit, si Berat, Shkodër, Durrës, Krujë e të tjerë. a.q/NOA

KOMENTE