Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri në superstradë nga shpërthimi i një cisterne, lokalizohen flakët
English

Zjarri në superstradë nga shpërthimi i një cisterne, lokalizohen flakët

Tiranë, 15 Tetor 2011 NOA Update - Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e sotme është në shuarje e sipër dhe flakët janë lokalizuar në çisternën ku shpërtheu tek pika e shitjes së karburantit në Kashar tek superstrada që lidh Tiranën me Durrësin.

Dilaver Laçi, drejtor i Repartit për Mbrojtjen Kundër Zjarrit dhe Shpëtimit nga Katastrofat të qarkut Tiranë, konfirmoi para pak çastesh se është lokalizuar

“Në dispozicion të situatës së krijuar janë vënë nëntë makina zjarrfikëse dhe 80 forca të ekipeve të shpëtimit të MKZ”, - tha Laçi.

Ai tha se shkak i mundshëm i shkakut është shpërthimi në rrethana ende të paqarta të zjarrit në çisternën që gjendet tek pika e karburantit, mbushur me naftë.

Laçi konfirmoi se nuk bëhet fjalë për rrezik të përhapjes së zjarrit në depozita gazi të lëngshëm.

e.t/NOA

KOMENTE