Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baramidze: Gjeorgjia nuk po e pengon fare Rusinë të hyjë në OBT
English

Baramidze: Gjeorgjia nuk po e pengon fare Rusinë të hyjë në OBT

Tbilisi, 16 tetor, NOA - Zëvendës-kryeministri gjeorgjian, Georgy Baramidze, nuk e përjashton një marrëveshje të Tbilisit dhe Moskës për aderimin rus në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Pirveli Tbilisi”, ai paraqet qëndrimin e Gjeorgjisë lidhur me këtë problematikë.

Z.Baramizde, a e përjashton Gjerogjia pranimin e mundshëm të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)?

“Jo, nuk e përjashtojmë një marrëveshje të Tbilisit dhe Moskës për aderimin rus në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Kompromisi u sugjerua nga Zvicra nën monitorimin e transparencës së tregtisë në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, në kufijtë gjeorgjianë dhe rusë, me disa modifikime që përcaktojnë themelet e marrëveshjes Gjeorgji-Rusi për hyrjen e Rusisë në OBT. Gjithashtu, kjo kjo nënkupton një qasje krejtësisht të re të Rusisë, e cila në fakt duhet ta kuptojnë nevojën e parimeve dhe çdo dispozite të Kartës së OBT-së. Dhe nëse autoritetet ruse dëshirojnë vërtet anëtarësim në OBT, ato duhet të bëjnë lëshime të caktuara. Kërkesat gjeorgjiane janë legjitime absolutisht, dhe nga ana e Gjeorgjisë qasjet janë fleksible dhe konstruktive. Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat që na ka dhënë Karta e OBT-së. Tbilisi zyrtar kërkon transparencën e tregtisë midis Gjeorgjisë dhe Rusisë dhe monitorimin ndërkombëtar të këtij procesi".

Por si do të monitorohet dhe vëzhgohet zbatimi i kësaj marrëveshje?

"Nëse Gjeorgjisë ka qasje maksimaliste, do të kishte kërkuar praninë e rojeve kufitare gjeorgjiane dhe oficerëve të doganave në Abkhazi dhe Oseti, pjesë të kufirit gjeorgjiano-rus. Megjithatë, Gjeorgjia e kupton se është realiste dhe ndaj ka bërë disa propozime. Për shembull, vëzhguesit e BE-së janë të pranishëm në sektorin e kufirit moldavo-ukrainas. Ne flasim për praninë të ngjashme dhe askush nuk e akuzon Gjeorgjinë se po përpiqet artificialisht të zvarrisë procesin e pranimit rus në OBT. Gjeorgjia sheh interesin e saj në anëtarësimin rus në OBT, por nuk ka iluzione se Rusia do të jetë në përputhje me Kartën e OBT-së në masën 100% në qoftë se ajo bëhet anëtar i kësaj organizate. Nëse Rusia do të jetë në përputhje me të paktën disa nga kërkesat, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për Gjeorgjinë dhe pjesën tjetër të botës së qytetëruar".

Ç’mund të na thoni për nismën ruse të mbajtjes së një raundi të ri negociatash me OBT-në në Tbilisi më 17 tetor?

"Asnjë vendim nuk është marrë deri më tani, sepse në çështjet thelbësore përsëri Rusia shpreson për BE-së dhe presionin e SHBA-ve në Gjeorgji. Do të jetë e pakuptimtë për të zhvilluar takime vetëm për hir të saj. Gjeorgjia dhe Rusia i kanë rinisur negociatat e OBT-së në mars 2011, në Gjenevë me ndërmjetësimin e Zvicrës. Ndërsa Raundi i fundit i negociatave u zhvillua më 07-08 tetor, 2011. Së bashku me administratën e SHBA-ve, ne kemi bërë një punë të vështirë për të bërë të mundshme pranimin Rusisë në OBT përpara fundit të këtij viti. Ne shpresojmë se mbeturina e vetme e Luftës së Ftohtë, amendamenti Jackson-Vanik, do të anulohet me ndihmën e komunitetit të biznesit amerikan".

Background-(Qëndrimi i Rusisë)

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha në Shën-Peterburg gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik këtë qershor, se Rusia mund të hyjë në OBT në vitin 2011, nëse çështja nuk ishte e politizuar. "Ne kemi qenë prej kohësh të përgatitur për të hyrë në OBT, më tepër se shumë vende të tjera, E nëse partnerët tanë duket të jenë të papërgatitur për një mbërritje të drejtë të Rusisë në organizatat ndërkombëtare, ky do të ishte një skenar i keq”, ka deklaruar ai.

* OBT është themeluar më 1 janar 1995 si pasardhëse e Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) që vepronte që nga viti 1947. Ky është i vetmi organ ndërkombëtar që mbikëqyr tregtinë botërore. OBT ka statusin e një Agjencie të specializuar të OKB-së. Ajo e ka selinë në Gjenevë. OBT ka 153 anëtarë të pranishëm, mes tyre edhe Shqipëria.

Përshtati:n.e/NOA

KOMENTE