English

Somali, rebelët Shabaab kërcënojnë ushtrinë keniane

Nairobi, 16 tetor 2011, NOA – Rebelët islamikë somalezë Shabaab kërcënuan ushtrinë keniane se ka dhunuar të drejtat territoriale të Somalisë me hyrjen në vendin e tyre. Forcat e ushtrisë keniane hynë në Somali pas rrëmbimit në Nairobi, të katër grave evropiane, për kapjen e të cilave Kenia akuzon kryengritësit somalezë. “Kenia dhunoi të drejtat territoriale duke hyrë në tokën tonë të shenjtë, por ju siguroj se do të kthehen prej këndej të zhgënjyer. Luftëtarët tanë do t’i detyrojnë ushtarët kenianë të përballojnë një provë të vështirë, se sa të zotë janë”, u tha gazetarëve njëri prej krerëve të Shabaab, Sheikh Hassan Turki. mit/NOA

KOMENTE