English

100 vjetori, Berisha: Shqipëria me rrugë të reja të paimagjinuara

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Duke vijuar fjalën e tij në mbledhjen e grupit demokrat Kryeministri Berisha u ndal në buxhetin e qeverisë. Ai tha se Shqipëria do ta presë 100 vjetorin me një rrjet rrugor që askush gjatë 100 viteve nuk e ka imagjinuar. Më tej ai shtoi se është ngjitur në majat e maleve dhe së fundmi në majën e Sarisalltikut me një infrastrukturë të paparë, kështu që siç tha ai 100 vetorin e saj Shqipëria do ketë infrastrukturë rrugore tërësisht të re. “Nëse ne mandatin që kaloi shtrimë internetin në çdo shkollë me teknologjinë e re po e kalojmë nga shkolla në çdo klasë. Do ketë një transformim të thellë në shërbime, ku Shqipëria do jetë e gjitha dixhitale dhe me moshë dixhitale dhe për këtë do të investohet”, deklaroi kreu i ekzekutivit. Sakaq ai shtoi se pavarësisht rrethanave të krizës ekonomike ky do të jetë buxheti më i madh në historinë e vendit, duke thënë se nuk do të ketë shkurtime të shpenzimeve në infrastrukturë për të realizuar programin qeverisës. Kryeministri Berisha theksoi se në këtë buxhet do të jetë në përparësi rritja e rrogave dhe pensioneve, ku tha se maxhoranca i qëndron kësaj politike me vendosmëri për të investuar dhe ruajtur fytyrën njerëzore të kësaj maxhorancë përpara pensionistëve. Sërish ai përsëriti se do të parashikohet sërish rritja e rrogave dhe e pensioneve në programin e përvitshëm. Sipas tij, e vërteta është që në mënyrë konstante po shkohet drejt arritjes së standardeve të vendeve të zhvilluara, si për sa i përket investimeve, fushës së arsimit, ku u ndal në faktin se buxheti do të mbështesë të gjitha reformat sociale dhe do t’i konsolidojë ato. “Me përfundimin e autostradës Levan- Tepelenë, Gjirokastër- Përmet dhe Sarandë- Kardhiq, Saranda do të bëhet për më pak orë nga Tirana. Buxheti do të mbështesë autostradën Tiranë-Elbasan, boshtin e Jugut, Levan-Tepelenë dhe By-Passin e Fierit”, u shpreh Berisha. Më tej ai tha se do të bëhet masterplan për gjithë zonën bregdetare për të ndërtuar një turizëm të ndryshëm dhe të larmishëm. a.y/NOA

KOMENTE
  • Enco Grimaldi14:29 - 17 Tetor 2011
    Zoti Berisha,ju lutem i beni rruget me fosfor se nuk i dallojne socialistte,te cileve u mbeti goja,nuk nuk nuk gjithe diten e naten. Kam shume besim tek juve sepse qe nga 90 a kam vene re se ju keni qene parashikuesi i pare i cdo gjeje te mire qe eshte bere ne Shqiperi.E dyta cdo premtim e keni bere realitet.Ju pergezoj me gjithe te mirat