Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iu gjet 62 kg Cannabis, përfundon te Krimet e Rënda
English

Iu gjet 62 kg Cannabis, përfundon te Krimet e Rënda

Durrës, 17 tetor 2011, NOA- Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 34 vjeçari nga Tirana të cilit gjatë kontrollit iu gjet rreth 63 kilogramë lëndë narkotike. Ermir Skordileva u prangos nga blutë e qytetit bregdetar pasi pak para mesnate gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në autobuzin tip Setra me targa TR 3749 G gjatë kohës kur ky i fundit po udhëtonte nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit drejt Italisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave ndodhej sasia prej 62 kg e 756 gram lëndë e cila dyshohet të jetë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Ndërkaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i mësipërm, një aparat telefonik celular, dy karta Sim, shuma prej 200 Euro si dhe sasia e lëndës narkotike. Lidhur me këtë rast Prokuroria për Krimet e Renda Tiranë mori materialet në ngarkim në Skordilevës. a.y/NOA

KOMENTE