Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfirmimi: Nuk ekziston një plan “Ahtisari plus”
English

Konfirmimi: Nuk ekziston një plan “Ahtisari plus”

Prishtinë, 18 Tetor 2011 NOA - Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u takua sot me u. d. së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno, për të diskutuar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, për Kosovën, raport i cili zyrtarisht është publikuar më 12 tetor. Anëtarët e Komisionit, duke folur për çështjen e Veriut theksuan se gjendja në këtë pjesë të vendit nuk është marrë seriozisht nga qarqet ndërkombëtare. Ushtruesi i detyrës (u.d) i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno dha këtë përgjigje: "Ne nuk po planifikojmë të bëjmë ndonjë plan të ri, si p.sh “Ahtisari plus” por duhet të zbatojmë atë që e kemi. Ne duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë në fushën ekonomike dhe sociale, mirëpo është vështirë ta gjejmë mënyrën se si të dialogohet me njerëz dhe si ta përçojmë mesazhin tek njerëzit. Nuk kemi ndonjë master plan për këtë. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar, madje edhe EULEX-i është i pranishëm në Veri bashkërisht më zyrën ndërlidhëse të KE-së. Ne kemi një numër të projekteve, shumica e të cilave është dashur të ndërpriten për shkak të situatës atje.

Sinno, duke folur para anëtarëve të komisionit parlamentar lidhur me raportin e KE-së, tha se lajmi i mirë për Kosovën është vendimi për të filluar dialogu për liberalizimin e vizave, që sipas tij pritet të bëhet gjer në fund të këtij viti, në mënyrë që kosovarët të udhëtojnë lirshëm në Bashkimin Evropian. Më tej z. Sinno duke folur për sundimin e ligjit në vend tha se edhe këtë vit janë vërejtur disa zhvillime pozitive. Më theks të veçantë ai përmendi gjyqësorin dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. "Vendimet janë realizuar dhe janë zbatuar", tha me këtë rast z. Sinno, duke shtuar se megjithatë situata e sundimit të ligjit në vend mbetet kritike, meqë ka shumë sfida në gjyqësor, krim të organizuar dhe korrupsion. "Ne do të angazhohemi bashkarisht me autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, prandaj propozojmë një dialog të strukturuar lidhur me sundimin e ligjit", tha Sinno duke folur tutje edhe për Strategjinë gjithëpërfshirëse për Veriun si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, lidhur me ngecjet që ka hasur vendi si pasojë e zgjedhjeve në vend, u. d. i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno, theksoi se pavarësisht zgjedhjeve të fundit, krizës në krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duhet të përshpejtohen hapat drejt përparimit për të arritur agjenden evropiane. "Bashkimi Evropian e ka parasysh faktin se në Kosovë nuk është arritur plotësisht ajo që ju keni premtuar në vitin 2009. Institucionet e Kosovës nuk e kanë realizuar agjenden evropiane dhe nuk e kanë pasur prioritet. Ajo që i duhet Kosovës është që të ecë përpara me reformat e saj të brendshme, ekonomikisht, politikisht dhe në aspektin social. Kërkesat që i kemi ne, mund të arrihen dhe ne do të ju ndihmojmë në transformimin e shoqërisë për të ecur përpara", tha Sinno duke shtuar se qytetarëve të Kosovës duhet t'u krijohet një jetë më e mirë dhe se papunësia në vend ka mbetur në nivel shumë të lartë. Duke folur për rolin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se Kosova nuk mund të zhvillohet pa pasur një Kuvend të fortë, i cili duhet të përmbushë rolin e vet. "I kemi pasur disa pikëpyetje sa i përket mbikëqyrjes së punës së Qeverisë nga Parlamenti dhe ka disa fusha në të cilat duhet të forcohet Kuvendi. Kuvendi ka rol ligjor dhe kushtetues dhe duhet ta respektojë këtë rol. Kuvendi duhet t'i tregojë muskujt e vet që ta marrë këtë rol. Kuvendit duhet t'i jepet hapësira për ta ushtruar pushtetin e vet. Ne nuk duam që Kuvendi të jetë si një vulosës i gjërave që propozohen nga Qeveria, andaj Kuvendi duhet ta marrë këtë rol në mënyrë shumë më serioze", theksoi Sinno pas diskutimit të deputetëve, të cilët kritikuan qeverinë e vendit dhe duke e fajësuar atë enkas për propozim-vendimet e Qeverisë së Kosovës për emërimet e anëtarëve të bordeve të agjencive të pavarura. Më tej anëtarët e komisionit kërkuan mbështetje më të madhe nga KE-ja në komisionin parlamentar për integrime evropiane, me theks të veçantë për angazhimin e ekspertëve nga jashtë, Sinno tha se sa i përket asistencës për Kuvendin, KE-ja ka një projekt të madh, i cili do të fillojë në muajin nëntor, ndërsa në Bruksel do të dërgohet edhe një numër i deputetëve për të marrë përvojat në këtë vend. Anëtarët e komisionit kanë diskutuar edhe rreth procesit të amandamentimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë. Me këtë rast z. Sinno tha se të gjithë duhet të punojmë drejt një sistemi më të mirë zgjedhor, më transparent dhe më të thjeshtë. Krejtësisht në fund, duke u ndërlidhur me Raportin e Progresit, Sinno tha se janë shënuar disa rezultate, por gjërat duhet të planifikohen më mirë. "Të ulemi dhe të shohim se çfarë dëshirojmë të bëjmë në 12 muajt e ardhshëm. Qeveria është e përkushtuar që ta bëjë këtë, ndaj duhet të punojmë bashkërisht lidhur më këtë", theksoi u. d. i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno, duke shtuar se procesi i integrimit është i arritshëm, megjithëse është proces i vështirë. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën tri projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Projektligjin për Sistemin e adresave, si dhe Projektligjin për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore. Të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. a.b/e.t/NOA Foto: Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

KOMENTE