Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga kontrabandistit të sapunit dhe detergjentëve
English

Pranga kontrabandistit të sapunit dhe detergjentëve

Elbasan, 18 tetor 2011, NOA – Një 43 vjeçar ka përfunduar në pranga sot pas operacionit policor të kodruar “ Detergjenti i ri”. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan kur Arben Nezir Beqiri, i datëlindjes 08.02. 1968, lindur e banues në Elbasan është kapur në flagrancë në zonën e quajtur “Ish pularia e vjetër”, në lagjen Shënkoll. Sipas deklaratës zyrtare të policisë, Beqirit i janë gjetur një sasi e madhe materialesh për prodhim detergjentësh: - 1900 copë sapuni i prodhuar në mënyrë të kundraligjshme dhe i gatshëm për tu shitur në tregun e qytetit dhe të rrethinave të Elbasanit dhe më gjerë. - 25.000 copë sapun. - 30 litra yndyrë për prodhimin e sapunit - 720 kg sode kaustike të dyshuar të futur kontrabandë, për prodhimin e sapunit dhe të detergjentëve të tjerë - 1700 kg sode kaustike, e futur kontrabandë - 700 kg kripe deti - 140 kg dyllë sapuni - 7 kazanë të mbushur me sapun gjysëm të gatshëm Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se ky shtetas i kishte futur kondrabandë këto mallra nga Maqedonia dhe kishte si qëllim tregun e Elbasanit dhe me gjërë. a.q/NOA

KOMENTE