Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikoi fëmijën, ekstradohet Gëzim Xhambazi
English

Trafikoi fëmijën, ekstradohet Gëzim Xhambazi

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA- 38 vjeçari Gëzim Xhambazi u ekstradua pasditen e sotme nga Greqia pasi gjatë një kontrolli të bërë në mjetin e tij, i është gjetur nga policia e shtetit fqinj një fëmijë me iniciale M.K. Pas verifikimit të bërë nga policia helene u vërtetua se 38 vjeçari me origjinë nga Bilishti e kishte kaluar fëmijën ilegalisht drejt Greqisë. Mësohet se në shkurt të vitit 2010, është deportuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, shtetasja Teuta K., së bashku me dy fëmijët e saj vajzën M.K., të gjetur në mjetin e shtetasit Gëzim Xhambazi dhe djalin A. K., ku Xhambazi e kishte futur vajzën drejt shtetit fqinj në mënyrë ilegale. Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Korçës, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg” për kryerjen e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”. a.y/NOA

KOMENTE