English

Vritet me mjete të forta një 30 vjeçar në Sauk

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në periferi të Tiranës në Sauk të vjetër. Sipas të dhënave paraprake thuhet se sherri në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa dyshohet për gërvishtje makinash, viktima është identifikuar si një 30 vjeçar me iniciale V.Përleka. Mësohet se autori i kësaj ngjarje është Erald Sina ndërsa thuhet se ekzekutimi i 30 vjeçarit është bërë me mjete të forta, ndërsa janë shoqëruar në polici edhe dy bashkëpunëtorë të këtij të fundit. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE