Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentate terroriste në Turqi, 24 të vdekur, 20 të plagosur
English

Atentate terroriste në Turqi, 24 të vdekur, 20 të plagosur

Ankara, 19 tetor 2011, NOA – Të paktën 24 të vdekur dhe mëse 20 të plagosur është bilanci i përleshjeve me armë mes forcave turke të sigurisë dhe terroristëve turq të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit mbrëmjen e të martës. Përleshja ndodhi në provincën Hakkari në jug të Turqisë dhe lajmin për viktimat e bëri publik televizioni turk Ntv. “Ranë shumë martirë” thotë televizioni turk duke iu referuar vrasjes së ushtarëve të forcave të sigurisë. Deri më tani sipas autoriteteve janë shënuar të paktën 24 viktima nga forcat e sigurisë dhe mëse 18 të plagosur. Agjencia turke e lajmeve Cihan në orët e para të mëngjesit bëri me dije se rebelët e Pkk kishin sulmuar në mënyrë të njëpasnjëshme disa godina të policisë e ushtrisë në distriktin Cukurca që ndodhet në qendër të Hakkarit. Për shkak të sulmeve kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan anulloi udhëtimin e tij të parashikuar për në Kazakistan. Sipas mediave turke ky udhëtim në ish-Republikën sovjetike ishte i rëndësishëm për politikën e Jashtme të Turqisë. mit/NOA

KOMENTE