Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malstrom: Në dhjetor nisim dialogun me Kosovën
English

Malstrom: Në dhjetor nisim dialogun me Kosovën

Bruksel, 19 tetor 2011, NOA – Komisionierja Europiane për punët e Brendshme Sesilja Malstrom tha sot se në dhjetor do të nisë dialogu për vizat edhe me Kosovën. “Kosova ende është jashtë këtij sistemi dhe natyrisht, nuk është qëllimi ynë që ta lëmë Kosovën si një ishull të izoluar në Ballkanin Perëndimor. Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh. Ndaj shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”, tha Malstrom gjatë një takimi mbi përvojën e regjimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Europiane paralajmëroi vendet e Ballkanit, duke thënë se është e palejueshme që njerëzit të shfrytëzojnë regjimin pa viza për të kërkuar azil politik. a.q/NOA

KOMENTE