English

Zenit mendon për Lavezzi

Napoli, 19 tetor NOA - Nuk është vetëm Manchester City ekipi i vetëm që është interesuar për shërbimet e talentit argjentinas Ezequiel Lavezzi. Sipas shtypit anglez, Roberto Mancini, që kërkon “Pocho” në muajin janar për të zëvendësuar Tevez, tashmë duhet të përballet dhe me konkurrencën e fortë të Zenit San Pietroburg të Luciano Spalletti. Megjithatë do të jetë shumë e vështirë që presidenti i Napolit De Laurentis të nxjerrë në shitje sulmuesin argjentinas, vetëm në rast se shuma do të jetë rrotull 35 milionë eurove. r.b/NOA

KOMENTE