Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari Kastrati përshëndet aksionin e KFOR-it
English

Kryetari Kastrati përshëndet aksionin e KFOR-it

Mitrovicë, 20 Tetor 2011 NOA - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka përshëndetur aksionin e KFOR-it për të zhbllokuar rrugët magjistrale nga barrikadat që kanë vendosur strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Kastrati ka vlerësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të vendosur lirinë e lëvizjes në atë pjesë të vendit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ai theksoi se bllokimi i rrugëve është i papranueshëm, meqë shumë banorë pa dallim të përkatësisë etnike kanë mbetur të izoluar. “Ne vazhdimisht kemi kërkuar largimin e këtyre barrikadave në mënyrë që të normalizohet situata dhe njerëzit t’u kthehen aktiviteteve të përditshme”.

Tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë të vendosura dhe assesi mos të lëshojnë pe ndaj grupeve kriminale që janë kundër rendit dhe ligjit. “Për të pasur një situatë të qëndrueshme duhet të arrestohen personat e kriminalizuar që veprojnë në atë pjesë të Kosovës”.

Në anën tjetër, përshëndeti sjelljen e matur dhe të përgjegjshme të banorëve të veriut, sidomos atyre shqiptarë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë qenë në një situatë të rëndë. “Banorët shqiptarë të veriut janë treguar vazhdimisht të përgjegjshëm, duke mos rënë në provokimet e grupeve serbe që tentojnë të destabilizojnë situatën”. a.b/NOA

KOMENTE