Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Vendit i duhet vizion i ri politik
English

Topi: Vendit i duhet vizion i ri politik

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Presidenti Bamir Topi ka kërkuar nga politikanët e rinj që të ndjekin një politike kontruktive pasi shoqëria shqiptare ka nevojë për një vision të ri politik. Duke folur në ceremoninë e organizuar për diplomimin e studentëve të rinj në shkollën e politikës, kreu i shtetit u ka kërkuar atyre të jenë vetvetja dhe jo pjesë e një produkti të klonuar Ai ka bërë apel për ruajtur etikën e sjelljes, shumë e rëndësishme në jetën politike, pasi sipas tij të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike ku e para është komunikimi. “Sot je diku, e nesër dikush të merr e të katapulton në një pozicion tjetër që ndoshta mund të konsiderohet dhe i pamerituar. Në rast se marrim në konsideratë atë që ndodh në vendet më të zhvilluara demokratike, politika, si në cdo fushë tjetër, vjen në mënyrë graduale, dhe karriera vjen në mënyrë graduale. Rruga evolucionare me ritme të shpejta në politikë, është rruga që ju bën më të qëndrueshëm dhe më të dobishëm për partitë politike, instituiconet dhe shumë të dobishëm për shoqërinë”, tha Topi, sipas të cilit, shoqëria shqiptare më shumë se kurrë ka nevojë për një vizion të ri politik. Lidhur me Raportin e Progresit të BE-së ku Shqipërisë për të dytin vit radhazi iu refuzua marrja e statusit të vendit kandidat, kreu i shtetit tha se ka qënë pikërisht kriteri politik i pa përmbushur ai që penalizoi vendin tonë. a.q/NOA

KOMENTE