English

Vrasja e qytetarit, Presidenca kërkon të gjendet fajtori

Prishtinë, 20 Tetor 2011 NOA - Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës deklaroi se ajo e dënon aktin e rëndë të vrasjes së një qytetari të komunitetit serb dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se zyra e Presidentes thekson se ky akt rëndon marrëdhëniet mes njerëzve në Kosovë dhe si i tillë ndikon në gjendjen e stabilitetit. Zyra e Presidentes tha se fton institucionet përkatëse që të zhvillojnë hetimet dhe që fajtorin ta nxjerrin para drejtësisë. a.b/NOA

KOMENTE