Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PBK nderon heroin e saj në Kosovë
English

PBK nderon heroin e saj në Kosovë

Pejë, 21 tetor 2011, NOA - Në teatrin e qytetit të Pejës “Istref Begolli” u mbajt një Akademi Përkujtimore në nderim të patriotit pejan Musa (Avdurrahmon) Shala, i njohur gjerësisht si Musë Shqipnija. Akademia me titull “Dasma e madhe u nis me flamur” mblodhi përkrahës të ballit kombëtar nga të gjitha trevat shqipfolëse. Me ftesë të partisë Balli Kombëtar, Kosovë dega Pejë merrnin pjesë përfaqësues të Ballit Kombëtar Shqipëri dhe kryetari i saj Adriatik Alimadhi. “Ne jemi subjekti politik Kombëtar i cili jemi vrarë, pushkatuar nga pushtuesit, por edhe nga kriminelët komunistë në bashkëpunim me serbët dhe nuk jemi tërhequr asnjëherë nga këto parime të larta kombëtare. Kemi qenë në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kemi përfaqësuar kauzën më të drejtë dhe më kombëtare dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës këtyre dëshmorëve të kombit shqiptar për sakrificat dhe përkushtimin e tyre ndaj kombit shqiptar”, tha Alimadhi. Gjithashtu, Alimadhi bëri një vizitë në familjen Shala dhe e nderoi me çertifikatën e mirënjohjes për kontributin e dhënë një jetë në shërbim të kombit shqiptar. a.q/NOA

Në foto: Kryetari i PBK, Adriatik Alimadhi

KOMENTE