English

Rinisin kërkimet, heshtje mbi Adriatik

Durrës, 21 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Anjë shenjë jete nga 8 marinarët e zhdukur në ujrat e Adriatikut gjatë natës së 20 tetorit. Dyshimet më të forta janë se të tetë marinarët mund të jenë mbytur. Ndërkohë, sot paradite kërkimet kanë rinisur pas ndërprerjes disaorëshe, për gjetjen e trupave të 8 anëtarëve të ekuipazhit të anijes turke "Reina 1". Një anije e fuqishme ushtarake e flotës turke "Barbaros" është bashkuar me anijen "Iliria" për zhvilluar kërkimin e marinarëve të mbytur. Anija tregtare "Reina 1", e cila ishte nisur nga Rusia drejt Malit të Zi është përplasur për shkaqe ende të paqarta me tragetin "Angakara" të linjës Durrës-Bari, ndërsa në këtë të fundit ndodheshin 196 pasagjerë të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Ambasadori turk Hasan Asan është takuar me prefektin e Durrësit Genci Alizoti si dhe ka vizituar edhe dy të mbijetuarit e tragjedisë në Adriatik. a.q/NOA

KOMENTE