Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet votimi për delegatët e Kongresit të PS
English

Mbyllet votimi për delegatët e Kongresit të PS

Tiranë, 22 tetor 2011, NOA – Partia Socialiste ka përmbyllur në mbrëmje procesin e zgjedhjes së delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin e 5 nëntorit. Procesi i nisur në orën 08.00 të së shtunës në mbarë vendin duhej të përmbyllej në orën 16.00 sipas orarit të paralajmëruar, por pas kërkesës së disa njësive bashkiake për shkak të fluksit të lartë të pjesëmarrjes në votim, Komisioni Zgjedhor i Tiranës udhëzoi të gjitha njësitë bashkiake që të vazhdojnë procesin derisa të votojnë të gjithë anëtarët që paraqiten për të votuar. Kryetari i Partisë Socialiste, i cili hodhi votën e tij në vendvotimin e ngritur në njësinë nr.2 në kryeqytet vlerësoi pjesëmarrjen e anëtarëve të PS-së në votime duke bërë me dije se në procesin e përzgjedhjes së delegatëve të Kongresit morën pjesë edhe socialistë në emigracion. Sipas Ramës, PS gjatë procesit të zgjedhjeve po promovon edhe barazinë gjinore në forumet e larta të Partisë Socialiste. Nga zgjedhjet e sotme në PS do të zgjidhen rreth 880 delegatë të Kongresit, ndërsa pjesa tjetër nga 1500 delegatë gjithsej, përzgjidhen automatikisht. Ndër këta, hyjnë si delegatë të përzgjedhur automatikisht 64 deputetët socialistë, 384 kryetarët e organizatave socialiste, 225 kryebashkiakët e kryekomunarët socialistë. Sipas statutit të PS-së në të gjitha degët e PS-së brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie. mit/NOA

Në foton e parë: Kryetari i PS, Edi Rama gjatë votimit të delegatëve. Në foton e dytë: Kryesocialisti Edi Rama flet për gazetarët pas votimit. Në foton e tretë: Anastas Angjeli gjatë votimit të delegatëve të Kongresit

KOMENTE
  • Frosina Mezini02:23 - 23 Tetor 2011
    Ne foton e pare nje Coban Ortodoks filogrek E.Rama i biri i kristaqit me origjin nga Himara, dhe ne foton e dyte nje minoritar Grek i vertet,pra si ne foton e pare po ashtu ne te dyten qe te dy Ortodoks nje Grek i paster 100% dhe tjetri nuk dihet se cfare ortodoksi mund te jete Sqiptar opo Coban??? ja pra Shqiptare te nderuar kjo eshte PS e vertet, PS e nje te ardhme te afert Partia e Krishtert Ortodokse, shkurt dhe Shqipe simotra e partise se Nard Ndokes,hapni syte ju antar sylesh Mysliman te PS kerkon me ngulem qe raportet e perkatesive fetare ne Partin tuaj ti permbahen dhe raportit ne Shkalle vendi ne qofte se doni te keni perfaqsim ne gjithe Shqiperin ,pra mose lejoni qe perberja e forumeve te prishin keto raporte pra ne cdo perfaqesim perberja duhet te jete 70% mysliman dhe 20% ortodoks dhe 10% katolik se Shqiperi nuk ka vetem Kahur te Shkolluar po ka dhe mysliman se ne te kunder do merni ndeshkimin e Popullsis Myslimane se nuk munde te votojne ata nje force Politike si PS ku 70% e Drejtusve te jene Ortodoks