Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pilotja shqiptare, fituese ndër të parat femra në Kampionatin Botëror
English

Pilotja shqiptare, fituese ndër të parat femra në Kampionatin Botëror

San Marino, 22 tetor 2011, NOA- Desara Muriqi, pilotja shqiptare është fituese ndër femra e Kampionatit Botëror FIA Energji Alternative. Fundjavën e kaluar me Ecorally San Marino, Qyteti i Vatikanit mbaroi kampionati botëror i organizuar nga Federata Internacionale e Automjeteve i rezervuar për automjetet e ushqyera nga energji të rinovueshme. Në garë u rendit në vendin e gjashtë shqiptarja Desara Muriqi, e cila me këtë rezultat shënoi një seri rekordesh, pasi është në fakt, pilotja e parë shqiptare që arrin të marrë pikë në klasifikimin botëror FIA, dhe është femra që ka arritur vendin më të lartë në historinë e Kampionatit Botëror për Energji Alternative. Desara Muriqi, lindur në Shkodër në vitin 1985, jeton në Itali - Sansepolcro, Toscana - që nga shkurti i vitit 2002. Ajo është shembull perfekt integrimi. E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Sienës, flet rrjedhshëm pesë gjuhë, është aktore teatri dhe nxënëse e profesorit Andrea Merendelli. Në garën e fundit të Kampionatit Botëror FIA, Desara, pilote e skuadrës Imega - ka nisur një Jeep kineze 'Gonow GA200'. Pranë saj, duke përbëre një ekip kozmopolit, ndodhej si co-pilote ukrainsja Yulia Lutsyk. Me këtë vend të gjashtë, pilotja shqiptare është demonstruar veçanërisht e aftë, duke mundur kampionin italian Vincenzo Di Bella i cili aktualisht është zëvendës kampion botë, po ashtu dhe francezin Raymond Durand, kampion në vitin 2009 dhe 2010. "Shpresoj që ky rezultat i rëndësishëm- tha gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve Desara Muriqi- të ndihmojë në përhapjen e kulturës ambientaliste dhe ekologjike në Shqipëri. Një hap i parë në Shqipëri do të ishte përhapja e përdorimit të energjisë së pastër si gazi”. a.y/NOA

Në foto: Pilotja Desara Muriqi

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi20:23 - 22 Tetor 2011
    Te nderuares Desara Muriqit,i urojme shendet nga qe pas tij ajo do kore suksese te reja,si e para shqiptare pilote qe arin te klasifikohet ne FIA, duke ju celur shtegun ne kete rruge vajzave te mencura dhe kurajoze shqiptare.Eshte guximi tuaj qe ju fiksoi ne historine e ketij sporti boteror.