Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Qeveria po i trajton qytetarët që jetojnë jashtë si Serbia
English

Vetëvendosje: Qeveria po i trajton qytetarët që jetojnë jashtë si Serbia

Prishtinë, 22 tetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje është shprehur sot se Qeveria duhet të mbrojë të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Në qershor të vitit 2010, Qeveria ka miratuar ligjin për ripranim. Sipas këtij ligji, Kosova duhet të pranojë prapa të gjithë qytetarët e saj që qëndrojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian, si dhe shtetas të vendeve të treta nëse shteti anëtar mund të dëshmojë se ata kanë hyrë në BE përmes Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje në qëndrimin e saj vlerëson se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeverisë së Kosovës t’i tërhiqet vërejtja për mënyrën se si po hyn në marrëveshje bilaterale me shtetet evropiane, në të cilat jeton diaspora jonë, duke shtuar se kjo vlen sidomos për marrëveshjet për riatdhesim e ripranim, që janë kusht në dialogun për liberalizim të vizave. “Është detyrë e shtetit amë që të marrë përgjegjësi për mirëqenien e shtetasve të vet kudo që gjenden ata. Nuk mund të presim që shtetet e tjera të kujdesen për dinjitetin e diasporës tonë nëse vet Kosova dhe Qeveria e saj nuk bëjnë përpjekje që marrëveshjet të strukturohen në atë mënyrë që ligjërisht të mbrohen qytetarët tanë nëpër botë. Pas shitjes së pasurisë së Kosovës dhe futjes së vendit në kolaps ekonomik, Qeveria e Thaçit ka filluar t’i përdorë qytetarët e saj jashtë vendit si plaçkë tregu për të siguruar mjete materiale dhe për të rregulluar reputacionin e saj në këto vende edhe ashtu të rënë përtokë”, shprehen përfaqësues të kësaj lëvizje. Më tej shtohet se marrëveshja për Transferimin e të burgosurve nga ZvicraKosovë dhe anasjelltas ka parasysh vetëm interesat zvicerane, por shtohet se kjo nuk duhet të ndodhë mbi kurrizin e shtetasve të Kosovës në Zvicër. Në këtë linjë, Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Qeveria e Kosovës, që ta ndryshojë tekstin e kësaj marrëveshje, duke ia shtuar asaj edhe të drejtat e njeriut, të drejtën për të vendosur vet nëse personi i dënuar dëshiron ta mbajë burgun në vendin ku i është shqiptuar dënimi, apo në Kosovë. Sipas Vetëvendosjes, trajtimi që po u bën Qeveria e Kosovës shtetasve të saj jashtë vendit, në praktikë ndryshon pak nga trajtimi që u bënte atyre ish Jugosllavia dhe më vonë Serbia. a.y/NOA

KOMENTE