Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në argjendari, 40 vetë në polici
English

Vrasja në argjendari, 40 vetë në polici

Tiranë, 22 tetor 2011, NOA- Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të rrugës “Ferit Xhajko” në ambientet e një argjendarie, numëron rreth 40 persona të shoqëruar në polici. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se rreth 40 personat e shoqëruar dyshohet të kenë dijeni mbi ngjarjen dhe autorët që ekzekutuan me plumb në kokë pronarin e dyqanit 62 vjeçarin Rrapo Sinanaj. Po sipas bluve konfirmohet se pavarësisht kësaj ende nuk është identifikuar autori i kësaj ngjarje. Mbrëmjen e djeshme në ambientet e argjendarisë një person i maskuar ka hyrë në dyqan dhe vetëm pak para ngjarjes ka pasur një konflikt mes tij dhe viktimës, kjo pasi autori i krimit ka tentuar të grabisë varëset, sasinë e parave si dhe pajisjet e tjera me vlerë ndërsa viktima ka tentuar ti heqë maskën. Pas kësaj autori e ka qëlluar me plumb në kokë dhe në trup pronarin e argjendarisë duke i provokuar edhe vdekjen e menjëhershme, ndërsa dyshohet se për largimin e tij në ambientet e jashtme të argjendarisë ka qenë edhe një bashkëpunëtor. a.y/NOA

KOMENTE