Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalimi i terrorit do të kërkojë shumë fat
English

Ndalimi i terrorit do të kërkojë shumë fat

Nga David Ignatius Tani e tutje çdo operativ i “Quds Force”, ose çdo agjent i pagjumë i Al-Kaedës, duhet tё fillojё tё shqetësohet, kur është duke diskutuar ndonjë komplot, se padashur mund të jetë duke folur me një informator të fshehtë nga Administrata kundër Drogës ose FBI. Kjo paranojë është sigurisht një gjë e mirё për të gjithë. Pavarësisht këtyre masave paraprake, unë kam një shqetësim qё mё bezdis, pra është mënyra sesi Shtetet e Bashkuara "thumbojnë" terroristët e mundshëm vendas. Këto shqetësime janë rritur fuqishëm gjatё javës, pas aktakuzës sё zhurmshme të Mansour Arbabsiar, një amerikani iranian, shitës i makinave të përdorura që dyshohet se donte të hidhte në erë një restorant; me synim vrasjen e ambasadorit tё Arabisë Saudite në Uashington. Unë nuk dyshoj se iranianët s’janë tё aftё tё kryejnё një sulm me rrezik të lartë, ose që komplotistët bënё deklaratën e cituar në aktakuzë. Kjo nё tё vërtetë është një çështje e frikshme, aq më tepër për procesin e rastësishme në të cilin një kolonel i “Forcave Quds” në Teheran, në një bisedë telefonike të regjistruar, duket se ka miratuar një bombë vdekjeprurëse duke përdorur kodin “blerja e një Chevroleti”. Çfarë është shqetësuese në lidhje me këtë rast është se, si shumë çështje të tjera penale tё terrorizmit vendas, kjo çështje doli nё pah aksidentalisht. Arbabsiar pretendohet se kërkon t’u bëjë përshtypje udhëheqësve tё “Quds Force” në Teheran, duke u bazuar nё lidhjet e tij me mafian meksikane të drogës dhe gjatё procesit ai bёri edhe gabimin trashanik, tё luante rolin e një informator i nga DEA, i cili ishte duke punuar në kartelin e Zetas. Arbabsiari me “jep një goditje”, sa here lexoj detajet e “pamundura” të padisë së tij, atë qё oficerët e zbulimit ndonjëherë e quajnë një "çikërrimtar". Ky është, dikush që pavarësisht fatit qё ka, lakmon tё ketë edhe mё shumё, duke shkelur mbi tё tjerët. Këta njerëz janë keqbërës “tё vegjël”, qё përdorin atë inteligjencё tё pakёt qё posedojnë për tё përdorur mënyrat e fshehta fitimprurëse që “kalojnë” në rrugën e tyre, apo, në këtë rast, duke u ofruar si vullnetarë për të organizuar një goditje kundër dikujt, qё bosi i tyre e donte te vdekur prej kohёsh. Është shume e frikshme tё mendosh se Forca elitare “Quds” të Iranit, do të bashkëpunojë me një karakter të tillë. Por tipat e çuditshme si Arbabsiar kanë një mënyrë për t’i mbijetuar e për tё bёrё lidhje me rastet e terrorizmit vendas. Konsideroni disa shembuj të kohëve të fundit, tё sugjeruara nga Universiteti i Teksasit, nё fushën e ligjit nga profesori Robert Chesney, ata i ilustrojnë raste tё tilla me shprehje “si peshku pa ujë”: Rezwan Ferdaus, një amerikan me origjinë nga Bangladeshi, u arrestuar me 28 shtator, pasi dyshohej se mburrej për tё demaskuar agjentë të fshehtë te FBI-se dhe se ai kishte planifikuar për të fluturuar avionët e mbushur me eksploziv drejt Pentagonit dhe Kapitolit. Agron Hasbajrami, një emigrant shqiptar, u kap me 6 shtator pasi FBI-ja zbuloi mesazhet e tij mbi mbështetjen e grupeve terroriste në Pakistan, një informator i FBI-se u ofrua për të ndihmuar atë, të bashkohet me një grup radikalësh jashtë shtetit dhe me vonё ai u arrestua në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut para se t’i hipte avionit për në Turqi. Laguerre Payen, një emigrant Haitian, u dënua me 25 vjet burg muajin e kaluar rreth një komploti me një agjent të fshehtë, për të venё nё punё ato që në fakt ishin raketa të rreme, në sinagoge dhe aeroplanë ushtarakë në zonën e New York-ut në vitin 2009. Siavosh Henareh, një rumun, dhe tre komplotistë tё tjerë u arrestuan në korrik, pas një operacioni të fshehtë tё DEA-s, në të cilin u diskutua hyrja kontrabandë e heroinës në Shtetet e Bashkuara dhe se të ardhurat e shitjes do tё përdoreshin për të blerë raketa Stinger dhe municione AK-47 për Hezbollahun. Dhe këto ngjarje kanё ndodhur vetëm gjatё muajve të fundit. Shembuj të ngjashëm përfshijnë një ndjekje tё vitit 2006, nga shtatë anëtarë të një kulti fetar Miami, tё cilët komplotuan me operativë të rremë tё al-Kaedës; një tjetër rast i dënimit kishte lidhje me një sirian nё vitin 2008, i cili ra dakord për të shitur armë për terroristët e rremё kolumbiane dhe dënimi i 2005-ës, i një tregtari orizi, i cili u përpoq pёr të shitur një raketë ajrore një agjenti tё FBI-se, i cili luante rolin e një terroristi somalez. Puna e FBI-se dhe DEA-s për operacionet e “zgjuara”, me aq sa mund të them, nuk ishin kurthe tё tmerrshme, por të domosdoshme nё zbatim të ligjit. Por do tё ishte më mirë qё tё mësonim rreth komploteve, sepse kanë depërtuar në thelbin e kundërshtarëve dhe jo thjesht duke përdorur një operativ në periferi. Dhe është e rëndësishme për të mos ngatërruar figura të tilla të vogla me komplotistë e komplote tё ‘përkryera” që kërkuan muaj organizimi, siç ishin edhe sulmet e 11 shtatorit 2001. Komplotistët më të rrezikshëm janë ata që nuk do të bien lehtё në kurthe , të cilët nuk do të bisedojnë me një informator të mundshëm, të cilët nuk do të diskutojnë operacionet terroriste nëpërmjet telefonit, që nuk do të “vozisin” me padurim në internet. “Thumbimi” i detyrimit, nё zbatimin e ligjit nё SHBA, do të jetë mirë, nëse arrin t’i kapё këta terroristë qё po u ikin nga duart, por ne nuk duhet të ngatërrojmë këto suksese me operacionet e thella e afatgjata tё inteligjencës së zbulimit, tё cilët mund tё fusin ne kurth edhe ato terroristё tё kujdesshëm. Dhe së fundi, në qoftë se Forca Quds do të bashkëpunojnë me një humbës si Arbabsiar, atëherë, çfarё mendoni se kanё nё vijё deri tani ata? NOA

KOMENTE